• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Cilësia/ Bllokohen dy pika karburanti, Balluku: S’do ketë asnjë tolerim

by Java News
13/09/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

130 pika karburanti kanë kaluar në sitën e kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në rajonin e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit. Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktivitetin pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej por edhe sigurisë. Rreth 15 mijë litra karburant në këto dy pika rezultoi se ishte jashtë cilësisë së tregëtimit.

Një prej këtyre aksioneve të grupit të inspektorëve të ISHTI-t u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tha se ky aksion i gjerë është një tjetër provë e vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë fund informalitetit, si atij fiskal ashtu edhe atij cilësor. Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin mes institucioneve përgjatë këtij aksioni.

“Është  e rëndësishme që të gjitha subjektet të kuptojnë që ka zero tolerancë përsa i përket informalitetit qoftë ky fiskal, qoftë ai cilësor. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një bashkëpunim të mirë ashtu siç kemi dhe sot këtu mes Inspektoratit Teknik dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganës. Janë konstatuar shkelje përsa i përket cilësisë, kemi marrë masa. Fakti që sot përballemi me një numër më të vogël shkeljesh, në 130 subjekte të kontrolluara gjatë natës së mbrëmshme kanë rezultuar vetëm dy me probleme, tregon se lufta kundër informalitetit është duke dhënë rezultate shumë pozitive dhe të rëndësishme”, u shpreh ministrja Balluku.

Duke siguruar se aksione të tilla nuk do të jenë vetëm në periudha të caktuara por në mënyrë të përhershme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të falet asnjë subjekt që konstatohet në shkelje duke u bërë thirrje atyre që të plotësojnë kushtet teknike dhe ato ligjore ku përcaktohet qartë ushtrimi i këtij aktiviteti.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija e informoi ministren lidhur me veprimet e kryera nga inspektorët në terren: “Menjëherë pas analizimit dhe daljes së rezultateve nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial është marrë masa e bllokimit të këtij produkti. Gjithashtu ka filluar inspektimi online ku pas përfundimit kemi marrë edhe masën e penalitetit me 15 milionë lekë për secilën nga dy pikat e shpërndarjes”.

g.kosovari

Next Post
Miranda Rira e LSI reagon pas padisë së kryebashkiakut të Përrenjasit: Për atë fushë sporti, ka një vendim gjykate

Miranda Rira e LSI reagon pas padisë së kryebashkiakut të Përrenjasit: Për atë fushë sporti, ka një vendim gjykate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In