• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

by A R
06/03/2026 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca plenare e së enjtes në Kuvend u zhvillua mes tensioneve, debateve të ashpra dhe bllokimit të foltores nga opozita. Pavarësisht kaosit dhe rrëmujës, në këtë seancë u miratuan ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe disa projektligje të rëndësishme, ndërsa të tjera u rrëzuan.

Katër janë projektligjet që u miratuan:

-Projektligji për trajtimin e barabartë të mësuesve, mori 81 vota pro.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main për programin Infrastruktura Bashkiake V – faza II”, mori 81 vota pro.

-Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, mori 81 vota pro.

-Projektligji për ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”, mori 81 vota pro.

Ndërkohë, u rrëzuan dy projektligje:

-Për një ndryshim në ligjin nr. 9975 “Për taksat kombëtare”, i cili mori 79 vota kundër

-Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i cili mori 78 vota kundër

Ndryshimet në kabinet

Në seancën e djeshme u miratuan mes kaosit edhe ndryshimet në kabinet. Shtatë ministrat e rinj do të betohen sot në Pallatin e Brigadave përpara presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Seanca e djeshme u tensionua edhe për shkak të debateve mes palëve mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ballukut. Opozita kërkoi shqyrtimin e raportit për heqjen e imunitetit brenda ditës duke akuzuar maxhorancën se nuk e kishte futur në rend dite qëllimisht, por kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se raporti i PS-së do të paraqitet më 12 mars dhe atë ditë do të diskutohet çështja.

Next Post
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

March 6, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

March 6, 2026
Gjysmëzgjidhjet e përhershme e tallëse në PD

Kultura e konfliktit

March 6, 2026
Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

March 6, 2026
Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

March 6, 2026
Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

March 6, 2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

March 6, 2026
Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

March 6, 2026
Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

March 6, 2026
“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In