• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilat janë skenarët më të mundshëm për fatin e Ilir Metës?!

by Java News
16/10/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas katër muajsh, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka nisur shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili akuzohet nga Parlamenti për cenim të marrëdhënieve me SHBA, nxitje të veprimeve të dhunshme, marrje të kompetencave të institucioneve të tjera, shantazh ndaj drejtësisë dhe ambasadorëve, cenim të sigurisë, dëmtim të imazhit të vendit, shkelje të 20 neneve të Kushtetutës etj. Kushtetuesja e ka shqyrtuar çështjen ‘Meta’ në seancë paraprake, duke vendosur kalimin për shqyrtim në seancën plenare.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë në rastin kur Kuvendi kërkon shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Nëse paditë dhe kërkesat e zakonshme në seancë paraprake, pra dhomë këshillimi, shqyrtohen nga trupa gjykuese me nga tre anëtarë, në seancën paraprake për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit duhet të marrin pjesë shumica e anëtarëve, pra të paktën 5.

Madje, sipas nenit 62 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare vendoset me votat e shumicës së anëtarëve të saj, pra duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë nga 9 anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese.

Në rastin konkret, Kushtetuesja ka 7 anëtarë, ku të paktën 5 nga të cilët kanë votuar për kalimin e çështjes për gjykim. Pika 1 e nenit 62 të ligjit për Kushtetuesen parashikon se edhe seanca paraprake duhet të zhvillohet në formën e një seance publike, pikë e cila në rastin e presidentit Meta nuk është zbatuar nga Gjykata Kushtetuese.

Po cilat do të jenë hapat e mëtejshëm deri në vendimmarrjen për fatin e Presidentit?

Gjykata Kushtetuese tashmë do do të nisë përgatitjet për gjykimin e çështjes, duke caktuar edhe një datë për zhvillimin e seancë plenare. Por, që Kushtetuesja të mblidhet në seancë plenare, të shqyrtojë çështje si dhe të marrë vendime, duhet të sigurojë një kuorum jo më pak se 6 anëtarë. Këtu nuk përjashtohet mundësia e një surprize, duke bllokuar seancën plenare, pasi zhvillimi i saj është në dorën e dy anëtareve, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të emëruara nga Ilir Meta.

Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtes, një analist pro PD-LSI, bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha, ndërsa Marsida Xhaferllari ka lidhje të shumëfishta me Berishën dhe Metën. Nëse dy anëtaret bashkohen, mund të bllokojnë seancën plenare. Pra egziston mundësia që Berisha dhe Meta të ndikojnë për të sabotuar mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, në seancë do të njoftohen palët, në rastin konkret Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre pro dhe kundra vendimit të shkarkimit. Ilir Meta mund të paraqitet vetë në seancë plenare ose të autorizojë një përfaqësues ligjor. Refuzimi i mundshëm i Metës për të marrë pjesë, ashtu siç edhe refuzoi komisionin hetimor, nuk e ndalon Kushtetuesen për të vijuar shqyrtimin e vendimit të Kuvendit, i cili e shkarkoi nga detyra.

Përpos presidentit dhe Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim. Pas dëgjimit të palëve, Kushtetuesja do të vendosë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra ose për rrëzimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Që Meta të shkarkohet nga detyra duhet të votojnë pro shkarkimit të tij të paktën 5 anëtarë nga 7 anëtarë që ka sot Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese, për të shtyrë në kohë dhe lehtësuar veten nga pesha e një vendimmarrje të vështirë, t’i drejtohet për një opinion Komisionit të Venecias, nëse Meta e ka shkelur ose jo Kushtetutën.

Një lëvizje të tillë, Gjykata Kushtuese, e ndërmori edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, edhe pse Komisioni i Venecias ishte shprehur një herë, duke legjitimuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe hedhur poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për t’i anuluar.

Venecia përsëriti pothuajse të njëjtën përgjigje, duke lënë në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nëse Kushtetuesja do ta përsërisë këtë manovrim edhe në rastin e presidentit, vendimmarrja përfundimtare mund të shtyhej pasi Metës t’i përfundojë mandati si president.(Shqiptarja.com)

Next Post
Fiskalizimi/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave: Shqetësim biznesi i vogël, 53% kanë filluar procedurat

Ministrja Ibrahimaj siguron: Do rritet çmimi për biznesin e madh dhe kjo kosto transferohet në çmime të konsumatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In