• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilat janë qytetet shqiptare ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”

by Java News
31/12/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të tremujorit të tretë në vend, kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (22,3 %).

Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”, pra që kanë zgjedhur të mos punojnë.

Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%.

Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë.

Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave “luksin” të mos punojnë.

Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrësi ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat, shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësisht 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë. /Monitor

g.kosovari

Next Post
Meta firmos shkarkimin e Ramës si ministër i Jashtëm/ Xhaçka dhe Peleshi marrin postet e reja

Meta firmos shkarkimin e Ramës si ministër i Jashtëm/ Xhaçka dhe Peleshi marrin postet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In