• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cila është e vërteta tjetër që duhet të thotë ambasadori Donald Lu

by A R
05/10/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Rakipi

Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, u prit me një interes të madh, në opinionin publik shqiptar.

“Katër klane kryesore, kontrollojnë 20 familje kriminale, që menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave”… ,- thotë në thelb të deklaratës së vet ambasadori Lu.
Shumëkush, pas kësaj deklarate bombë të misionarit të rëndësishëm amerikan, mbetet i habitur dhe gati i shokuar.

Shumë njerëz të tjerë bëjnë pyetjen, përse kjo deklaratë kaq e ashpër bëhet tani dhe a e ka ditur ambasadori amerikan se Shqipëria, është një vend i krimbur nga krimi i organizuar, nga bandat, nga trafikantët e të gjithë ngjyrave, nga bota e parave të pista, apo nga super kriminelët që ai i citon edhe me emra?!

Për të qenë të saktë, duhet të themi, që ambasadori amerikan Lu, nuk e bën për here të parë këtë deklaratë. Kohë më parë ai ka bërë pothuajse të njëjtën gjë, duke përmendur klane dhe familje kriminale. E rëndësishme është të theksojmë se ambasadori i SHBA-ve, në këto dy vjet të qëndrimit në Shqipëri, ka qenë mjaft aktiv, duke marrë herë pas here pamjen e një guvernatori, por jo përgjegjës për këtë lloj detyre.

Së pari, ambasadori amerikan Lu, në këto dy vjet të qëndrimit në Shqipëri i’u bashkua një beteje të opozitës shqiptare, për dekriminalizimin e politikës dhe të parlamentit në veçanti. Siç dihet, ky proces, pothuajse mbeti në gjysmë të rrugës, si një operacion majft i sipërfaqshëm, i cili nuk mund ta shpëtonte dot një trup, ku metastazat e krimit ishin shpërndarë në çdo organ. Aq më tepër, që dekriminalizimi lindi thjesht si një aksion politik i opozitës, si një hall i saj, si të kthehej në parlament dhe jo si një ndërmarrje shumë e sinqertë dhe serioze.

Disa herë ambasadori Lu, ka bërë deklarata të ashpra, deri edhe nervoze, kundër kriminelëve, pa harruar të përdorë edhe emra dhe mbiemra të tyre, duke theksuar se ligji dhe drejtësia nuk kishin vepruar dhe nuk vepronin mbi ta.
Më pas, ajo që ne rëndom i themi reforma në drejtësi, erdhi si një projekt i madh dhe ambicioz i ambasadorit Lu. Për këtë reformë ambasadori Lu investoi të gjitha kreditet dhe kredencialet e veta, duke u përpjekur të sigurojë shqiptarët, se kjo reformë do t’i shpëtonte ata.

Ndoshta të gjitha këto që përmendëm më lart, janë një përpjekje serioze e mjaftueshme, e ambasadorit të vendit më të madh mik, në ndihmë të shqiptarëve. Por them ndoshta, sepse në vijësjelljen e ambasadorit, duket se ka disa dritëhije, të cilat e bëjnë të paqartë qëndrimin e tij. Le të ndalemi konkretisht.

Duket që ambasadori amerikan Lu, ka harruar të shohë, ose nuk ka dashur të shohë, në këto dy vjet të qëndrimit të tij në Shqipëri, ngjarje dhe fenomene të çuditshme, që mund t’i konstatojë edhe një njeri fare i zakonshëm. Fjala vjen, nuk është aspak e kuptueshme, përse ambasadori amerikan Lu, nuk ka thënë asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë nga jugu në veri?! Kur një vend mbillet i gjithi me drogë dhe ambasadori amerikan nuk e sheh këtë gjë, këtu ka diçka të rëndësishme që nuk shkon.

Përse ju zoti ambasador i SHBA-ve nuk keni folur për këtë fenomen të rrezikshëm, që i ka rritur dhe zhvilluar së tepërmi përmasat e krimit të organizuar në Shqipëri?!

Nëse një diplomat i rangut tuaj, domethënë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, do t’ja kishte bërë të qartë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, se ku të çonte ky kanabizim dhe cilat do të ishin pasojat e tij, me siguri tani do të kishim një gjendje tjetër. Se afërmendsh, zoti ambasador, ju e dini, që gjithë këtë sasi të frikshme droge, nuk e trafikojnë fëmijët, por bandat, kriminelët, klanet, familjet mafioze, dhe vetë mafia. Të gjithë ata për të cilët flisni me shqetësim ju.

Gjithë kjo para e pistë që grumbullohet nga kjo drogë, nga këto trafiqe, nga ky kanabizim, sigurisht që do të pastrohet dhe futet në ekonominë shqiptare, shkëlqesi ambasador. Ky është shkaku që unë pyes se si ishte e mundur, që ambasadori Lu, ambasadorja Vlahutin dhe një tok tjetër e ambasadorëve të perëndimit, kalonin anash parcelave të hashashit, thithnin padashje aromën e tij dhe nuk thoshin asnjë fjalë. Kjo gjë i huton shumë shqiptarët. E çuditshme apo jo, zoti ambasador?

Në deklaratën në Shkollën e Magjistraturës, ambasadori Lu, shtron një pyetje shumë të rëndëishme para shqiptarëve. Si do t’i mundim drejtuesit e rëndësishëm të krimit ekonomik? – pyet ai i shqetësur. Pyetje me shumë vend shkëlqesi.

Por mua më duket se është shumë e vështirë t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit ekonomik, nëse ju, njeriu që vjen nga vendi i vlerave më të mëdha demokratike, na thoni gjysmë të vërteta. Gjysmë të vërtetat nuk kanë asnjë vlerë dhe e hutojnë më shumë njeriun shkëlqesi. Nëse ju flisni për krimin e organizuar dhe heshtni për kanabizimin e Shqipërisë, vetëm se ju duhet të mbështesni njërën apo tjetrën qeveri, këtu në Shqipëri, nuk mund të luftohet krimi i organizuar.

Nëse ju, apo paraardhësit tuaj, në emër të gjoja stabilitetit të vendit, bënin dhe bëni, njërin vesh shurdh dhe njërin sy qorr, përpara autoritarizmit të atyre që qeverisin dhe kanë qeverisur Shqipërinë, ne nuk mund ta ndërtojmë dot këtë vend, si një vend demokratik. Nëse ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendon se Shqipëria rregullohet duke goditur njëqind apo dyqind gjyqtarë dhe prokurorë, kjo është një çerek e vërtetë.

Vërtet ju shkëlqesi mendoni, se duke dënuar apo larguar këta gjyqtarë, politika që ka ndërtuar deri më sot këtë drejtësi, do të ndërtojë nesër një drejtësi, që do të vrasë të keqen, domethënë këtë klasë politike që ne kemi?!

Në të vërtetë shkëlqesi, ne presim që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të na tregojë një të vërtetë fare të thjeshtë. Të na tregojë kush e ndërtoi këtë drejtësi të tillë, përse i duhej politikës kështu kjo drejtësi dhe ç’përfitoi politika prej saj?

Nëse përfaqësuesi i shtetit më të madh demokratik të botës, deklaron se katër klane kryesore kontrollojnë njëzet familje kriminale, që menaxhojnë operacionet kriminale dhe trafiqet, kjo është një gjysmë e vërtetë. E vërteta shkëlqesi është se njerëzit më të pasur të këtij vendi, janë politikanët më të rëndësishëm të tij. Kjo është e vërteta më e rëndësishme që ne duhet të dëgjojmë nga ju.

Sigurisht që kjo që ju thoni duhet të jetë e vërtetë, për klanet kriminale poshtë, sepse ju keni shumë informacione për klanet. Por zyrtarë me rëndësinë tuaj, së pari duhet të na flasin për ata lart. Për ata që na qeverisin dhe na kanë qeverisur në këto 27 vjet. Ngrije pak kokën dhe shiko lart shkëlqesi! Tre-katër janë edhe ata, jo më shumë…

Next Post
Dekonspironte operacionet e policisë, vihet në pranga inspektori i ‘Shqiponja’

Tiranë/ Kanos me thikë policët bashkiakë, prangoset 34-vjeçari me precedentë kriminalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In