• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

 Cila është e vërteta e mbetjeve në Kavajë?!

by Java News
13/07/2021 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas deklaratës së kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar ‘Integrated Energy’. Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë. Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij.

“Jemi njohur me deklaratën e ditës së sotme dhënë në media nga kryetari i Bashkisë Kavajë, në lidhje me problematikën e depozitimit të mbetjeve të territorit të Bashkisë Kavajë.

Të gjendur përballë këtij fakti jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe të informojmë në lidhje me këtë problematikë, për shkak të transparencës kundrejt opinionit publik.

Në datën 15.06.2021 është lidhur një akt-marrëveshje depozitimi ndërmjet Bashkisë Kavajë dhe “Integrated Energy BV SPV” shpk. Përveç akt-marrëveshjes së depozitimit nga ana e shoqërisë është kërkuar edhe dokumentacioni plotësues në lidhje me procedurat e depozitimit që ndjek shoqëria.

Një kusht themelor në aktivitetin e shoqërisë tonë, e cila operon në  zonën e Trajtmit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) sipas të gjitha standarteve të BE.

Nga ana e saj Bashkia Kavajë nuk  plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe mbajti atë  peng, duke mos dashur të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë.

Nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme  për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve.

Pikërisht mosdeklarimi nga ana e Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T krijoi këtë pengesë që sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqerisë dhe jo i Bashkisë.

Sot ne takimin e kryetarit të Bashkisë Kavajë me administratoren e shoqërisë u krye edhe finalizimi i procedurës në lidhje me plotësimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Kavajë. Nga sot Zona e Trajtimit të Mbetjeve ka pritur depozitimet e mbetjeve të ardhura nga territori i  kësaj Bashkie.

Nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë. Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standarteve të përcaktuara nga BE.

Jemi të keqardhur kur dëgjojmë deklarata të tilla, apo thirrje publike për “hapjen e traut” nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Krali, të cilin e inkurajojmë të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një  mbarëvajtje korrekte midis palëve.

Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë shkak e kemi të pamundur “të hapim dhe të mbyllim traun” sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin.

Jemi të vendosur të mos cënojmë asnjë kriter dhe standart të BE mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Next Post
Sot iu gjetën 15 kg kokainë në banane, ‘Alba Exotic Fruit’ e njëjta kompani që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me oriz

Porti i Durrësit/ Policia tregon se ku gjendej kokaina në ngarkesën e kapur. Ja personi i shpallur në kërkim! (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In