• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cikalleshi e Bare gjejnë rrjetën, Shqipëria bind dhe fiton 2-0 në Bjellorusi

by A R
04/09/2020 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rikthehet në fushë pas rreth 10 muajsh pushime të detyruar për shkak të pandemisë dhe e nis me këmbën e mbarë, pasi triumfoi me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, në transfertën e Minskut ndaj Bjellorusisë.

Ndonëse me mungesa të shumta, Edi Reja i qëndroi besnik rreshtimit të tij 3-5-2 dhe skuadra iu përgjigj mjaft mirë në fushë, duke fituar bindshëm dhe duke marrë kryesimin e grupit 4 në Ligën C, me tre pikë, aq sa ka edhe Kazakistani që gjithashtu triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Lituanisë.

Shkëndija e parë ishte e kuqezinjve në minutën e 6’, që i shkuan pranë golit me sulmuesin Sokol Cikalleshi. Aksioni nisi nga krahu i majtë, ku Trashi u lirua bukur dhe shërbeu për kavajasin në zonë, ku ky i fundit lëshoi të djathtën, ndërsa topi u hoq nga një mbrojtës bjellorus mbi vijën fatale, i ndihmuar edhe nga një prekje me dorë. Protestojnë kuqezinjtë për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri suedez, që lë lojën të vijojë.

Në minutën e 11’, Hysaj kombinon bukur me Abrashin dhe gjen saktë në zonë Rey Manajn, i cili koordinohet mirë dhe gjuan me të parën, por topi përfundon pak mbi kuadratin e portës bjelloruse.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur pas një zbritjeje të shpejtë të kuqezinjve, Cikalleshi u shërbye në zonë, zotëroi topin, doli jashtë 16-metërshit dhe lëshoi një të majtë potente, që u ndihmua edhe nga një devijim i Keidi Bares dhe përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Pas këtij goli vendasit provuan të zgjohen dhe ndërtuan disa aksione, por nuk e kishin forcën e duhur për të shkuar kërcënueshëm pranë portës së Strakoshës, pasi treshja para tij Dermaku-Gjimshiti-Veseli, ishin gjithmonë gati për të larguar rrezikun.

Nga ana tjetër kuqezinjtë e ulën intensitetin në sulm dhe u mjaftuan me një qarkullim më të dendur të topit, duke mos arritur të kërcënojnë më portën bjelloruse, ndërsa skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1.

Edhe pjesa e dytë startoi njësoj siç u mbyll e para, me bjellorusët më aktivë në kërkim të golit të barazimit dhe kuqezinjtë që ishin rreshtuar mirë në gjysmëfushë dhe mbanin rrezikun larg portës së Strakoshës.

Pas 2-3 këndoreve radhazi, vendasit kërcënuan me një goditje të rrezikshme, por që ishte qëndrore dhe përfundoi në duart e Strakoshës, ndërsa Reja bëri lëvizjet e para, duke hedhur në fushë Roshin në vend të Trashit dhe më pas Balajn në vend të Cikalleshit.

Lëvizjet e trajnerit italian japin efektin e duhur, pasi nga një kombinim i bukur në të djathtë të sulmit mes Roshit dhe Bares, ky i fundit gjeti edhe golin e dytë, pas një gjuajtjeje nga brenda zonës, e devijuar edhe nga një mbrojtës bjellorus.

Goli i dytë çliron kuqezinjtë, që ndihen më të sigurt për marrjen e tre pikëve dhe fillojnë të zbresin më shpesh drejt portës kundërshtare, ndërsa në një sulm të shpejtë, është Roshi që provon të gjejë golin e tretë, por gjuajtja e tij është qëndrore dhe grushtohet nga portieri vendas.

Katër minutat shtesë të akorduara nga arbitri suedez nuk sollën asgjë për t’u shënuar, me përjashtim të disa zbritjeve të shpejta të kuqezinjve, të cilët festuan me meritë suksesin në një sfidë të komplikuar.

Kombëtarja Shqiptare e nis kështu mbarë edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi merr tre pikët në trasnfertën ndaj Bjellorusisë dhe konfirmohet si pretendentja kryesore për kreun e grupit 4. Sfida e radhës do të jetë tri ditë më vonë në “Air Albania” përballë Lituanisë.

Formacionet zyrtare:
Bjellorusia: Gutor; Zolotov, Martynovich, Naumov, Bordachev; Nekhaychik, Yablonski, Selyava, Stasevich; Dragun, Lisakovich

Shqipëria: Strakosha; Dermaku, Gjimshiti, Veseli; Trashi, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Bare; Manaj, Cikalleshi

(SuperSport)

Next Post
Aksioni opozitar dhe Reforma Zgjedhore/ PD mbledh të shtunën Kolegjin e Kryetarëve

PD, në delir pas marrëveshjes: Trump grisi planin Rama-Vuçiç për të copëtuar Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In