• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çifti transgjinor nga bëhet viral, ndërpresin terapinë hormonale për të sjellë në jetë fëmijën

by A R
07/02/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sesion fotografik i një çifti transgjinor nga India që ka ndaluar përkohësisht terapinë hormonale për të sjellë në jetë një fëmijë, është bërë viral në rrjetet sociale.

Ziya Paval, 21 vjeç dhe partneri i saj, Zahad, 23 jetojnë në Kerala dhe ndodheshin në mes të terapisë së ndryshimit të gjinisë kur morën vendimin për t’u bërë prindër, raporton “BBC”.

Paval, e cila thotë se ka dashur gjithnjë të jetë prind, i përkiste seksit mashkull kur erdhi në jetë ndërsa tani identifikohet si femër. Zahad, i cili përdor vetëm një emër, lindi si femër dhe tani identifikohet si mashkull. Ai është shtatzënë dhe çifti po pret që fëmija i tyre të vijë në jetë.

Në rrjetet e tyre  sociale, ata kanë urime të panumërta nga ndjekësit e tyre.

Ata thonë se historia e tyre mund të jetë e rrallë në Indi sepse “për sa jemi në dijeni, askush në komunitetin transgjinor nuk e ka quajtur veten prind biologjik”.

India mendohet të ketë rreth 2 milionë persona transgjinorë, edhe pse aktivistët thonë se numri është më i lartë. Në vitin 2014, Gjykata Supreme indiane tha se ata kanë të drejta të barabarta me të tjerët. Megjithatë, komuniteti vijon të përballet me vështirësi në qasjen në edukim dhe sistemin shëndetësor  si dhe paragjykim e stigmë.

Kur  Paval dhe Zahad u njohën 3 vjet më parë, të dy ishin larguar nga familjet përkatëse.

“Vij nga një familje konservatore myslimane që nuk më lejoi kurrë të mësoja balet klasik”, thotë Paval. Prindërit e mi janë kaq striktë sa më prisnin flokët  që mos  të kërceja”. Ajo shton se u largua nga shtëpia gjatë një festivali rinor dhe nuk u kthye më kurrë. Paval mësoi të kërcente në një qendër të komunitetit  transgjinor. Tani ajo ua mëson nxënësve në distriktin Kozhikode.

Zahad, vjen nga një familje katolike në një komunitet peshkatarësh dhe aktualisht punon në një supermarket. Ai u largua nga shtëpia pasi iu tregoi se është transgjinor. Por pasi mbeti shtatzënë, familja e ka pranuar dhe mbështetur çiftin. “Ata po e ndihmojnë Zahad gjatë shtatzënisë”, thotë Paval.

Ishte nëna e Zahad që i kërkoi fillimisht çiftit që mos ta bënte publike shtatzëninë. Ata postuan njoftimin në rrjetet sociale gjatë javës së kaluar pasi morën miratimin e saj. Paval thotë se familja e saj nuk ka reaguar.

Çifti vendosi të bëhej me fëmijë rreth 1 vit e gjysmë më parë kur ndodheshin në faza të ndryshme të terapisë së tyre për ndryshimin e gjinisë. Vezoret dhe mitra e Zahad nuk ishin hequr ende ndaj me këshillimin e mjekëve, ata ndaluan terapinë. Mjekët e çiftit nuk janë të autorizuar për të dhënë deklarata.

“Pasi shtatzënia të përfundojë, ata mund të vazhdojnë me terapinë e hormoneve”, thotë një mjek nga  Bangalore që ka punuar me persona transgjinorë.

Kur të lindë fëmija, çifti thotë se do të kenë nevojë për punë të tjera në mënyrë që t’ia dalin me shpenzimet. Paval ka ndërmend të shtojë orët e leksioneve ndërsa Zahad rikthehet në punë pas 2 muajsh e prej andej do të kujdeset Ziya për foshnjen.

“Ka njerëz brenda dhe jashtë komunitetit transgjinor që besojnë në stereotipe. Ata mendojnë se një burrë transgjinor nuk mund të mbajë në bark një fëmijë. Por nuk ka rëndësi”, thotë çifti ndërsa shton se kanë gjetur mbështetje nga transgjinorë të tjerë.

/a.r

Next Post
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Greqia dërgoi ndihma në Turqi! Mitsotakis: Mbështetja për Sirinë është më e ndërlikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In