• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çifti rom rriti djalin që ia lanë në derën e shtëpisë, nëna biologjike rrëfen historinë e dhimbshme

by Ardit Rada
22/01/2021 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Esmeralda Kamena është nëna biologjike e 10 vjeçarit që është rritur nga Elvira dhe Elezi.

Esmeralda kontaktoi “Shqipëria live” pasi pa djalin e saj nëpërmjet emisionit. Ajo rrëfen vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe pse u detyrua të braktisë  djalin.

Vetë ajo është braktisur nga e ëma, 6 muajshe.

“Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe. Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rrihte.

Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi se nuk i duroja dot më të rrahurat. Babi nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë.

Kam ikur me një grup nga Lezha dhe Elbasani. Policia greke na ka ndjekur por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhje punoja. Kam ndenjur 2 vite e ca. Pastaj erdha në shtëpi, rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Kam qenë gjithë kohën rrugëve. Punoja kamariere, shumë vende në Laprakë, Zogu i Zi, stacioni i trenit, kam punuar në Durrës nëpër tallava si kamariere ose balerinë, çfarë të gjeja”.

Ajo tregon momentin kur mësoi se priste fëmijë, pas një përdhunimi një Greqi. “Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori jashtë sepse tha nuk dua të femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam  punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë”.

Esmeralda shpjegon pse u detyrua ta braktisë djalin e saj. “Kam lindur djalin në Shkodër sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Sepse kisha gjetur një lokal të punoja. Ika te halla, dy ditë e mbajtën. Pastaj ika nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj më tha halla hajde te shinat e trenit të flasim, isha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot më sepse burri i gocës nuk do kurva me fëmijë.

Pyeta një shok më tha a mund të gjej njeri. Më mori me vete më çoi te Elvira. Ajo ishte shumë e dashur, shumë e respektueshme. I bëri të gjitha si të ishte nëna e djalit.

Unë nuk e njihja. Më çoi kushëriri i saj te ajo. Më tha që kjo grua ka ëndërr të ketë një djalë sepse kishte vetëm dy vajza.

Nuk i thashë se kisha frikë se ajo s’do ma mbante çunin, çfarë do të bëja em të rrugëve, kisha frikë se do të vdiste nga ftohti. Në atë moment pasi ika, nuk doja asgjë tjetër, vetëm të vdisja, humba edhe djalin, nuk kisha asnjë, pse të jetoja”.

Next Post
Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In