• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çifti nga Lushnja abuzonte me djalin e tyre, gjyshi: Do t’i varja me dorën time! Kam shitur gjak dy herë në muaj për atë fëmijë

by A R
12/07/2024 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lushnjes ka ndaluar një çift 23-vjeccar prindër të një fëmije të mitur 2 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “pornografia” dhe “pornografi me të mitur”. Dy prindërit kishin postuar në rrjetin social TikTok video me përmbajtje të rënda pornografike.

Një gjë e tillë ngriti shqetësimin e policisë, duke çuar në ndalimin dhe arrestimin e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” gjyshi i fëmijës, Genci ka deklaruar se nuk është njohur me asnjë fakt apo pamje. Ai theksoi se nëse djali i tij e ka kryer vërtetë një akt të tillë, atëherë duhet patjetër të mbahet në burg.

“Deri tani, e kam të rëndë, sepse nuk i kam fëmijët me këto gjëra të tilla. policia nuk më ka dhënë asnjë fakt, asnjë video. Nëse unë do e dija që fëmija im abuzon me fëmijën e vetë, unë e var me duart e mia. Unë dua faktet, ku janë?

Unë s’kam asnjë lloj fakti. Shkoj në polici dhe policia na përzë se jemi shtresë e ulët. Nuk kam çfarë shpjegimi të jap.

Që të arrijë djali im në këtë gjendje, nuk e di. Unë për atë fëmijë, kemi dhënë jetën tonë, jepnim gjak 2 herë në muaj për atë fëmijë.

Vetëm për të rritur fëmijët e për ti kaluar në një shtresë më të mirë. Jam i stresuar, dua drejtësi ndaj fëmijës. Edhe shteti të vëjë dorën në zemër, unë dua fakte për fëmijën. Dua të më sjellin video.

Kanë lënë një fëmijë të vogël mbrapa. Fëmijën e kemi ne, unë për atë fëmijë do jap jetën time. Erdhën punonjësit social, bënë foto djalit, fëmijës.

Unë djalin nuk e lëshoj nga duart”, tha ai, teksa shtoi se policia nuk e ka vënë në dijeni të asnjë videoje apo fakti që rëndon ndaj djalit të tij.

Genci theksoi se djalin e mitur do e rrisë ai vetë dhe se nuk do e dorëzoj te shërbimet sociale.

/a.r

Next Post
Orakulli i Europianit, orangutangu Walter parashikon fituesin

Orakulli i Europianit, orangutangu Walter parashikon fituesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In