Gjatë ditës së sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim informal me ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman. Takimi është zhvilluar në selinë e LSI-së dhe zgjati 60 minuta.
Në fokus të diskutimit ka qenë biseda e lidhur mbi zhvillimet në vend dhe mbledhjen sërish të Këshillit Politik pas përfundimit të reformës zgjedhore.
Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish për të detajuar ndryshimet në kodin zgjedhor për pikat e dakordësuar dhe listat e hapura.
Ndërkohë kujtojmë se në Presidencë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Detajet e këtij takimi ende nuk janë bërë publike.
/e.rr