• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çifti Berisha- Meta mund të mbërrijë në Hagë

by Frrok Çupi
20/05/2021 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sllobodan Milloshevic ishte njw lider kaq emblematik dhe kaq i akuzuar, sa Berisha dhe Meta, ditën kur e transportuan nga Ballkani për në Hagë. A mund të gjykohen në vend, apo do t’i drejtohen Hagës, dy liderët e ‘Shqipërisë problematike’?

Kjo është pyetja.

Procesi që nisi Amerika ndaj Dr. Sali Berisha nuk është i thjeshtë, as i shkurtër. Këto janë ditët e para kur ish- presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta.

Asnjëherë  intuita dhe plaga e hapur e popullit nuk i ka ndarë prej njëri tjetrit këta dy ‘elefantë’ të korrupsionit. Ia kanë zbuluar krimet njëri tjetrit, por prapë bashkë; në të mirë edhe në të keq- të ngjitur te njëri tjetri. Edhe pasurinë, ka të dhëna se e kanë thuajse të barabartë, që shkon në miliarda dollarë. Gjithë kjo pasuri përbën rrezik për vendin tonë dhe për rajonin, kur është e vjedhur dhe kur është e përqendruar në dy duar të njerëzve me humor të keq.

Por rreziku i parë kaloi me goditjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara mbi Berishën. Sikur Amerika të mos ishte në krah të popullit shqiptar, kësaj here të dy ‘elefantët’ do ta shtypnin popullin e tyre si mizë. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit këta ishin bërë gati ta hidhnin pasurinë në fushën e betejës për grushte shteti dhe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Në përballimin e rrezikut të parë, garantë e sigurisë së popullit dhe shtetit shqiptar u ndodh ushtria amerikane dhe Nato-s në vendin tonë.

Çfarë ndodh me valën e dytë të rrezikut?

Edhe këtë e paralajmëroi saktë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinder në njoftimin e tij që e shpall dinastinë Berisha si familje non- grata në Shtetet e Bashkuara. Në atë letër të shkurtër shfaqet imazhi i tre ose katër akuzave penale mbi ish- presidentin, ish kryeministrin (ish gjithçka), Berisha:

Akuza e parë, ‘korrupsioni i rëndësishëm’:

Togfjalëshi paraqet fushën e gjerë të një korrupsioni ‘të rëndësishëm’ që nis te një tender dhe mbaron te financimi i terrorizmit, nga jeta luksoze e pinjollëve- deri te pagesa e grushteve të shtetit në rajon.

Akuza e dytë, ‘përdorimi i pushtetit për përfitimet e tij’.

Berisha edhe Meta ndodhen në të njëjtën enë. Pasurimi në kurriz të popullit mbi të cilin peshojnë, merr emërtesa të rënda, që nga shfrytëzim i njeriut deri te gjenocid. Shteti i drejtuar prej Berishës, në vitin 1997 sulmoi popullin me armë zjarri dhe armë kimike, shkaktoi luftë dhe vrau rreth 3000 vetë. Janë vrarë 4 protestues anti- korrupsion dhe është shënjuar në kokë shefi i opozitës me snajperin që mbante në dorë kryeministri Berisha.

Akuza e tretë ka lidhje me formimin e shtetit paralel dhe grupimeve të organizuara kriminale.

Kjo është kur thuhet përfitime ‘për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij’, që është shënuar fjalë për fjalë në letrën e Amerikës.

Akuza e katërt: ‘i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura’. Përtej akuzës shfaqet beteja e fundit Berisha- Meta për vrasjen e Drejtësisë. Vala e tretë, që nuk ishte parashikuar, është kjo që po ndodh sot e dje e nesër… Partia e Berishës dhe simpatizantët e tij, po nxiten që të bëhen ‘gardh’ kundër Amerikës. Këta, që nga mediat sociale, po ngrenë një fluks anti- amerikan me të cilin shpresojnë t’i këpusin lidhjet me Shtetet e Bashkuara, të devijojnë orientimin e vendit dhe të mbrojnë Berishën. Shpesh ky fluks ngjan si një marrëzi islamike në mbrojtje të Palestinës.

Më afër shikoj Hagën se sa Lindjen e Mesme.

Next Post
Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS merr vendimin, rinumërohen 114 kuti në qarkun e Beratit

Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS merr vendimin, rinumërohen 114 kuti në qarkun e Beratit

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    USA te korruptuarit dhe zagaret e tyre i shtyp si miza .Ka fakte plot por keta analiste dhe servil luftojne me mullinjte e ares

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In