• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çiftet VIP i bashkohen nismës për mbjelljen e një peme

by A R
14/02/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite…” Nën këtë moto dhjetëra çifte të reja në kryeqytet iu bashkuan në Ditën e të Dashuruarve nismës së Bashkisë së Tiranës duke mbjellë 200 pemë të reja, si simbol i dashurisë së tyre, por edhe duke i dhuruar njëkohësisht qytetit më shumë oksigjen.

Mes çifteve që zgjodhën të përjetësojnë dashurinë e tyre në 14 Shkurt ishin edhe emrat e njohur të skenës dhe të ekranit, si këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, Fotinia dhe Danieli, Venera Lumani dhe Lindi Islami, Ermira Causholli dhe bashkëshorti i saj Arditi, të cilët së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën nga një pemë tek Kopështi i të Dashuruarve në Farkë.

“Jam shumë i lumtur sot që, në këtë ditë fantastike, na u bashkuan disa nga të dashuruarit më simpatikë dhe më të mirë të qytetit. Ndaj jam i kënaqur që miqtë e mi më të mirë, Albani e Miriami mbollën një pemë jo vetëm për dashurinë, por edhe për vajzën e tyre, një engjëll i qytetit tonë. Unë besoj se kush është artist i mirë është edhe qytetar i mirë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se duke treguar dashurinë me një dhuratë si mbjellja e një peme, e cila do të rritet, qytetarët kanë mundësi që t’i lënë gjeneratës tjetër më shumë gjelbërim dhe më shumë oksigjen. “Gjëja më me vlerë që mund t’i lëmë si pajë gjeneratës tjetër është më shumë oksigjen, gjelbërim. Kur pema të rritet dhe të jemi bërë gjyshër, fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat, të thonë se kur prindërit e mi ishin të rinj i lanë diçka qytetit, që unë mund të vij e ta vizitoj dhe të ndihem krenar për kontributin e tyre”, tha Veliaj, teksa shtoi se Parku i Farkës po merr një pamje krejt tjetër nga ajo e dy viteve më parë, kur ishte një shkretëtirë e mbushur me inerte.

Këngëtari Alban Skënderaj përgëzoi Bashkinë e Tiranës për nismën e dobishme për qytetin dhe të ardhmen e tij. “Në ditën e Shën Valentinit, ku simbolikisht promovohet dashuria, dua të them se dashuria për natyrën është jashtëzakonisht primare, sepse është burim i jetës, është gjithçka për ne. Kjo është një mënyrë e vogël për t’u treguar të përgjegjshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse ajo që jemi dhe bëjmë sot, është pjesë e asaj që do vijë në të ardhmen. Simbolikisht, kjo ka një domethënie shumë të madhe, ndaj e falenderoj Erionin dhe stafin e tij, që duket që përtej profesionit i bën me zemër dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për një projekt kaq të madh”, tha Skënderaj.

Miriam Cani theksoi se në një ditë simbolike si kjo e sotmja është shumë bukur të tregosh dashurinë jo vetëm ndaj partnerit, por edhe ndaj natyrës e vendit. “Në rastin tonë ky është një investim i vogël. Duke qenë se jemi prindër e ndiejmë edhe më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e nismës”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi edhe çiftin Ermira Causholli dhe bashkëshortin e saj Arditi, që në këtë ditë të shënuar zgjodhën të japin një shembull fantastik dhe të shërbejnë si frymëzim për fëmijët. “Rikthimi i fokusit tek fëmijët, qoftë ata që punojnë në media, qoftë ata që menaxhojnë qytetin, e ka bërë qytetin më të ndjeshëm, që të mendojë më shumë për gjeneratën e ardhshme, se sa për zgjedhjet e ardhshme. Ndaj, i jam asaj shumë mirënjohës edhe familjes së saj, bashkëshortit, fëmijëve që na janë bashkuar në këtë fushatë. Të falënderoj Mira për shembullin fantastik dhe frymëzimin tek fëmijët, se unë kam vënë bast që ky qytet e ka të ardhmen më të mirë falë tyre”, tha Veliaj.

Prezantuesja e njohur televizive ftoi që kësaj nisme të suksesshme të mbjelljes së pemëve të reja në qytet t’i shtohen edhe qindra qytetarë të tjerë. “Ftoj të gjithë ata që festojnë sot, në Ditën e të Dashuruarve, të vijnë të mbjellin pemë për të çelur përherë zemra. Dua që të gjithë ata që duan të bëjnë dhurata dhe që duan që pema e tyre të çelë gjithmonë, e të mos thahet kurrë, të vijnë të bashkohen me nismën tuaj dhe ta bëjnë këtë qytet me sa më shumë oksigjen dhe me sa më shumë jetë e dashuri”, nënvizoi Causholli.

Për Ditën e të Dashuruarve, Bashkia e Tiranës ka organizuar dhe një sërë aktivitetesh ku qytetarët do të kenë mundësi që të kalojnë një ditë ndryshe krah njeriut të tyre të zemrës./a.m.

Next Post
Duka vlerëson Kombëtaren: Duam kualifikimin në ‘Euro 2020’

Meta mesazh urimi Dukës: Suksese dhe energji të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike

August 28, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Shtëpi për punonjësit e Administratës, Ibrahimaj: 267 shprehën interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Ndarja sipas institucioneve

August 28, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

August 28, 2026
Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

August 28, 2026
FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

Zjarri në Vranisht të Himarës, flakët djegin edhe banesën e dytë, situata mbetet ende kritike! Aksion nga ajri dhe toka (VIDEO)

August 28, 2026
DETAJET/ Mbyllet pas rreth dy orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të PS! Zbardhen porositë, nesër diskutohet dhe… (VIDEO)

DETAJET/ Mbyllet pas rreth dy orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të PS! Zbardhen porositë, nesër diskutohet dhe… (VIDEO)

August 28, 2026
FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com