• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çiftet e reja, projekti që ka qeveria për t’i lehtësuar nga blerja e shtëpisë

by Java News
26/09/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria ka në plan që të përfshijë në listën e shpenzimeve të zbritshme, interesat e kredive të marra nga ana e familjeve të reja për të blerë shtëpinë e tyre të parë. Në planin katërvjeçar të qeverisë 2017-2021 ku jepen disa nga lehtësitë fiskale që do të aplikohen përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.

Masat fiskale të deklaruara
“Ne do të vazhdojmë përkrahjen e sipërmarrjes me masa fiskale, përveç lehtësive procedurale që tashmë janë aplikuar. Gjatë mandatit të dytë synohet që: Tatimi mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të të ardhurave nga paga të ulet në 18%. Tatimi mbi dividendin të reduktohet në 6% Tatim-Fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit për të nxitur zhvillime në një industri të domosdoshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë të shkojë në 5%. T’iu jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim” thuhet në planin e qeverisë.

Njohja e interesave të kredive për blerje shtëpie për këtë konigjent i shtohet listës tjetër të shpenzimeve të zbritshme që aplikohen sot si pjesë e deklarimit të të ardhurave personale. Aktualisht si shpenzime të zbritshme njihen shpenzimet vjetore që një tatimpagues bën për mjekim, për vete, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor por kjo deri në masën 8 532 lekë.

Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët e personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, janë 8 532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32 000 lekë. Po kështu shpenzime të zbritshme janë edhe interesat e kredive që janë marrë për arsim.

Kush përfiton nga shpenzimet e zbritshme
Shpenzimet e zbritshme njihen vetëm për ata që bëjnë deklarim të të ardhurave personale. Detyrimin për deklarim e ka çdo individ rezident shqiptar që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbi shumën 2.000.000 lekë. GjithAshtu çdo individ jorezident që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën mbi 2.000.000 lekë.

Sipas ligjit individët e tjerë rezidentë shqiptarë të cilët nuk janë subjekt i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës individuale vjetore, por që realizojnë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 1 050 000 lekë, mund të plotësojnë dhe dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave nëse duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzime të kryera gjatë vitit kalendarik fiskal.

Kjo nismë e qeverisë për të zgjeruar listën e shpenzimeve të zbritshme duket se ka për qëllim rritjen e kontingjentit të deklaruesve vullnetarë për të ardhurat personale./monitor

ma.me

 

 

Next Post
Ekstradimi i Ballistit/ Meta thërret në takim ambasadoren kroate

Presidenti Ilir Meta vizitë zyrtare në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In