Drejtori i CIA-s, John Brennan, paralajmëroi se sulmet terroriste në Paris, ku të premten u vranë 129 njerëz, me siguri se nuk janë “një incident i izoluar”, dhe shtoi se ka të ngjarë që “Shteti Islamik” është duke planifikuar sulme të reja.
“Unë mendoj se nuk ishte i vetmi operacion që është planifikuar nga ISIS. Shërbimet perëndimore të sigurisë dhe inteligjencës tani energjikisht janë duke punuar për të zbuluar planet e reja potenciale të xhihadistëve”, tha Brennan.