• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CIA ndërpret ndihmën ushtarake për rebelët sirianë kundër regjimit të Assad

by Java News
21/02/2017 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihma ushtarake e koordinuar nga CIA për rebelët në veriperëndim të Sirisë është pezulluar që nga momenti kur ata ranë prè e një sulmi islamik gjatë muajit të kaluar. Njoftimin e japin burime nga rebelët, të cilët kanë ngritur dyshime për mbështetjen e huaj, një zhvillim kyç në luftën e tyre ndaj presidentit Bashar al-Assad.

Zyrtarë të rebelëve thanë se asnjë shpjegim nuk u është dhënë për këtë zhvillim të ri gjatë këtij muaji, pas sulmit të xhihadistëve, ndonëse disa prej tyre thanë se pas kësaj ngjarjeje qëndron objektivi kryesor për të parandaluar rënien e armëve dhe të hollave në duart e militantëve xhihadistë. Megjithatë, ata thanë se ngrirja e mbështetjes nga ajri të jetë e përkohshme.

Ndalimi i asistencës, që përfshin edhe pagat, trajnimin, municionet dhe në disa raste edhe raketat antitank, është një përgjigje ndaj sulmeve të xhihadistëve dhe nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e administratës amerikane, nga duart e Barack Obamës në ato të Donald Trumpit në janar. Të paktën kështu shprehen dy zyrtarë amerikanë që kanë njohje mbi programin e udhëhequr nga CIA.

Ngrirja reflekton gjithashtu shqetësimet me të cilat përballen rebelët e “Ushtrisë së Lirë Siriane” (FSA) në revoltën thuajse 6-vjeçare kundër Assadit, i cili duket tashmë ushtarakisht i pamposhtur në rajonet bastione të tij në perëndim të vendit, kryesisht falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake në favor të tij nga Rusia dhe Irani.

Mbështetja, e cila kanalizohej për verifikimin e fraksioneve të FSA-së, përfshin edhe kontribute nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite, shtete këto që kundërshtojnë regjimin e Assadit.

CIA vet refuzoi të komentonte mbi këtë raport të ngrirjes së mbështetjes së saj. Sikurse edhe një zyrtar nga Katari, i cili u shpreh se qeveria e tij nuk ka asgjë për të thënë mbi këtë çështje. Ndërsa zyrtarët turq thanë se nuk munden të diskutojnë mbi “detajet operacionale”. Arabia Saudite, ndërkohë, mbetet në heshtje të plotë.tch/a.k

Next Post
Elbasan, rrëmben sharrën dhe tenton të vetëvritet, por…

Elbasan, rrëmben sharrën dhe tenton të vetëvritet, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In