• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CIA e prerë. Në Ballkan s’do të ketë luftë!

by Denis Dyrnjaja
23/08/2024 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Vizita e paparalajmëruar e shefit të shërbimit sekret amerikan në Bosnjë, Serbi e Kosovë është një nga momentet më domethënëse për situatën delikate të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Mediat amerikane në tërësi kanë pasqyruar në faqet e tyre vetëm informacion verbal rreth kësaj vizite të z William Burns në 3 shtete ballkanike.

Rreshta të thatë informues pa ndonjë lajm domethënës në dukje, informonin opinionin amerikan dhe atë botëror për këtë vizitë. Konteksti i tyre ishte: Drejtori i CIA-s William Burns viziton Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën në kuadër të një turi ballkanik. Në fakt te kjo shterpësi informacioni, duket se gjendet edhe lajmi ose mund të lexohet edhe qëllimi i kësaj vizite.

Detaji i parë domethënës është fakti që axhenda e ndalesave të shefit të shërbimit sekret amerikan parashikonte vetëm 3 shtete të rajonit dhe pikërisht ato që janë më të ekspozuara për t’u përfshirë në tensione apo në një konflikt të mundshëm mes tyre, pikërisht Bosnja, Serbia dhe Kosova. Z Burns nuk ndaloi as në Ankara, as në Athinë, Shkup, Podgoricë apo Tiranë. Fokusi dhe shqetësimi i CIA-s mesa duket është trio me riskun më të lartë për të iniciuar një konflikt të ri në Ballkan, me pasoja jo vetëm për rajonin, por për sigurinë e Europës dhe më gjerë. Angazhimi i vetë kreut të CIA-s nënkupton pikërisht mundësinë e madhe të një situate destabilizuese, e cila mund të krijojë skenarë të padëshiruar për amerikanët, që janë fokusuar momentalisht nga ana diplomatike dhe ushtarake në konfliktin Rusi-Ukrainë, në konfliktin Izrael-Hamas, Izrael-Hezbollah në Siri dhe Izrael-Iran, pra 4 vatra të nxehta lufte vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në tensionet e vazhdueshme në Azi, ku Kina shpesh fhr vazhdueshëm lëshon sinjale që synojnë aneksimin e Taiwanint ishullin strategjik që është nën garancinë dhe mbrojtjen ekskluzive amerikane.

Duke parë se kapriçot e liderëve politikë në Ballkan, po krijojnë kokëçarje për axhendën botërore amerikane dhe diplomacia nuk po ja del të krijojë efektin e nevojshëm përmes ndikimit të saj në Bosnjë, Serbi e Kosovë atëherë SHBA ka menduar të fusë në lojë një tjetër instrument, sikurse është CIA që zakonisht është dora e fshehtë e veprimit amerikan në botë.

Fuqia dhe ndikimi i saj është i ditur dhe rasti i angazhimit të vetë kreut të këtij shërbimi, tregon sesa delikate, por edhe serioze është situata ne Ballkan, që mesa duket nuk është një lojë që mund dhe luhet nga lojtarët e vegjël lokalë të rajonit. Ata janë thjeshtë vegla të lojtarëve të mëdhenj në skakierën gjeostrategjikë botërore.

Letrat e ngjarjeve në Ballkan shkartisen gjetkë në Moskë, Pekin e Washington, e me çfarë duket më pak në Paris, Londër apo Berlin. Europa është anemike në forcën e saj për te ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve në Ballkan edhe pse rajoni është pjesë dhe njëkohësisht detyrim i saj për ta menaxhuar. Në kushtet kur lideri i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik provokon vazhdueshëm me skenarin e shpërbërjes së shtetit trietnik dhe bashkimit me Serbinë, kur Prishtina dhe Beogradi janë larg një marrëveshjeje për të zgjidhur paqësisht dhe me maturi të ardhmen e tyre në kuadër të BE dhe tensionet në veri të Kosovës kanë gjithnjë temperaturë mbi normalen, atëherë dhe premisat për degradimin dhe eskalimin e situatës janë më të mundshme.

E kjo për amerikanët mesa duket është e padëshirueshme dhe e panevojshme tani. Ata nuk duan një vatër të re tensioni në Ballkan, ndaj sinjalet, kodet dhe mesazhet diplomatike duket sebnuk “pijnë më ujë”. Tani radha i ka ardhur gjuhës së imponimit dhe për te mos lënë ekuivoke në këtë rast SHBA nuk zgjodhi të sjellë në rajon ndonjë emisar te posaçëm të

Departamentit të Shtetit apo të përdorë ambasadorët e atashuar në vendet respektive, por angazhoi në mënyrë direkte Drejtorin e CIA-s, mesa duket me një mesazh te qartë. Në Ballkan s’duhet dhe nuk do të këtë luftë. Ndryshe fundi politik, por ndoshta dhe jo vetëm politik për çdo aventurë dhe aventurier rajonal mund të jetë fatal. Mesazhi i Burns besohet se ka qenë i ftohtë, i shkurtër dhe i qartë. Boll me teka dhe protagonizëm të tepruar e të panevojshëm. Kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë dhe luftë nuk do të ketë.

Zakonisht kur luhen skenarë të tjerë me prapaskena e destabilizim, shërbimi sekret amerikan përdor opsione të palexueshëm dhe tepër diskret. Këtë herë Amerika po flet hapur dhe me vendosmërinë e një ultimatumi përmes CIA-s.

Ballkani do të duhet të jetë dhe të ruajë stabilitetin. Çdo skenar jashtë këtij mesazhi do të ketë pasoja me të cilat Bosnja, Serbia e Kosova dje janë njohur qartë dhe prerë. Boll më!

Next Post
Shpërthen vullkani i Islandës, vjen paralajmërimi

Shpërthen vullkani i Islandës, vjen paralajmërimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

September 8, 2026
FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

September 8, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

September 8, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

LIVE! Nis sesioni i ri parlamentar, këndohet Himni Kombëtar, ja rendi i ditës

September 8, 2026
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

September 8, 2026
“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com