• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

by A R
03/07/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christine Lagarde njihet si drejtuese e FMN nga e gjithë bota. Fjala e saj ka peshë, qoftë për krizën e Greqisë apo për konfliktin tregtar SHBA- Kinë. Tani 63 vjeçarja do të bëhet presidente e Bankës Qendrore Europiane.

Lagarde ka lindur në Paris, dhe që në moshë të re ka qenë afër qarqeve me pushtet, kur si nxënëse 18 vjeçare e një shkollë private në afërsi të Uashingtonit, ka bërë praktikën në zyrën e republikanit William Cohen, i cili më vonë u bë ministër i Mbrojtjes. Me kthimin në Francë, Lagarde, vajza e një profesori të anglistikës dhe një mësueseje të gjuhëve të vjetra, u fut për studime në universitetin elitar të shkencave Po in Aix-en-Provence dhe në Universitetin Paris-Nanterre. Lagarde përfundoi studimet në të drejtën ekonomike dhe anglistikë dhe ka një diplomë edhe në të drejtën sociale.

Vitet si avokate për çështjet ekonomike

Në fillim të viteve 1980, ajo u specializua në zyrën avokatore për çështjet ekonomike Baker & McKenzie, nga Çikago për të drejtën e konkurrencës dhe të drejtën e punës. Në vitin 1987 ajo u bë bashkëpronare e firmës dhe drejtoi mbas 1991-t, filialin e Parisit. Mbas vitit 1995, ajo mbërriti në krye të zyrës së kthyer në një nga më të mëdhatë në botë në çështjet e të drejtës ekonomike, dhe u zhvendos në Çikago. Ajo ishte gruaja e parë që drejtoi firmën, me një volum prej 2 miliardë dollarësh në vitin 2002. Në vitin 2004 Lagarde u bë drejtuese e Komitetit Strategjik Global. Paralelisht nga viti 1995 deri në 2002-n, ajo ka qenë anëtare e një qendre strategjike për studimet ndërkombëtare, një “think tank” në Uashington.

Menaxhuese krizash në arenën botërore

Gjatë pjesëmarrjes në politikën franceze, duke filluar që nga 2005 ndër të tjera si ministre Financash dhe e Ekonomisë nën presidentët Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy – ajo bëri emër si menaxhere krizash gjatë krizës financiare botërore dhe gjatë shpëtimit të Greqisë prej falimentimit. Në takimet e nivelit të lartë të G8-s dhe G20-s, ajo ka qenë gruaja e vetme mes ministrave të tjerë të gjithë burra. Së bashku me ministrin e atëhershëm gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble ajo krijoi në maj të vitit 2010 fondin e parë provizor për kapërcimin e krizës, i cili u krijua me garancinë e vendeve të euros. Deri më sot ajo është mes trojkës së kreditorëve, një nga figurat më të urryera nga popullsia greke.

Në fund të Qershorit 2011, Lagarde u bë drejtuese e FMN, duke qenë gruaja e parë që ulej në këtë post. Që me ngjitjen në pushtet të Donald Trumpit, shefja e FMN nuk ka lenë asnjëherë rastin t’i shkojë pa folur për tregtinë e lirë botërore dhe pa paralajmëruar për rreziqet e proteksionizmit. Që prej kohës që ka qenë në qeverinë franceze, Lagarde shihet edhe si mbrojtëse e zjarrtë e interesave të Francës. Kritikët e akuzojnë se gjatë përpilimit të paketës së ndihmës për Greqinë, ajo ka pasur parasysh vetëm interesat e bankave franceze. Sepse bankat e mëdha nga Franca kishin në rezervat e tyre shumë obligacione greke. Falimentimin e Athinës këto banka do e kishin përballuar me shumë vështirësi, nëse do e përballonin në përgjithësi.

Afera “Tapie” dhe procesi gjyqësor

Në Francë emrin e saj shumë njerëz e lidhin me të ashtuquajturën afera “Tapie”. Duke qenë ministre, ajo ka qenë përgjegjësja kryesore që shoku i ngushtë i ish-presidentit Sarkozy, Bernard Tapie, të merrte në vitin 2008 një dëmshpërblim prej rreth 400 milionë Eurosh, të paguara nga taksapaguesit francezë. Argumentimi për dhënien e dëmshpërblimit ka qenë, se gjatë shitjes në vitin 1993 të firmës me artikuj sportiv, Addidas, Tapie është mashtruar nga banka shtetërore franceze, Crédit Lyonnais. Lagarde mezi i shpëtoi akuzës për inkurajimin e keqpërdorimit të parave publike. Megjithatë në vitin 2016, ajo u shpall fajtore për “pakujdesi në detyrë”, por nuk u dënua nga gjykatësi për shkak të “reputacionit ndërkombëtar.”

Vegjetariane sportive

Christine Lagarde është vegjetariane, ushtron yoga, noton dhe zhytet me pasion. Revista gjermane “Stern” e pati quajtur vite më parë “Prusjania e veshur në Chanel”. Ajo është nënë e dy djemve, flet anglisht njësoj si frëngjishten, gjuhën e nënës dhe është e lidhur shumë me vendimmarrësit në politikën amerikane dhe Wall Street, karakteristikë shumë e veçantë për një europiane./DW

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

Ulje dhe ngritje të humorit, kujdes financat. Ja ç’thotë Horoskopi për këtë shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com