Këngëtarja e famshme Christina Aguilera, ishte mikpritëse e një mbrëmjeje në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, për mbledhje fondesh së bashku me Katie Holmes dhe Linda Perry, për ta ndihmuar kandidaten demokrate për presidente të ardhshme të SHBA-, Hillary Clinton, transmeton Zeri.info. Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Mattheë Rutler, kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre familjare për këtë ngjarje politike, në të cilën kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të Hollivudit, si Matt Bellamy, Irving Azoff, Christina Milian, Ambyr Childers dhe Randall Emmett.