Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez, po thuhet se është i hapur për kalimin te West Ham Unitedi, por vetëm nëse klubi anglez i ofron pagë javore prej 140 mijë sterlina.
“Çekanët” po insistojnë në transferimin e meksikanit, përkundër interesimit nga Tottenham Hotspuri dhe Chelsea.
Hernandez mund të kalojë te ekipi londinez për 15 milionë euro, shifër e cila pa problem mund të paguhet nga West Hami. (b.an)