Chelsea dhe Abramovic nuk e kanë aspak problem faktin që blutë janë zhytur në fundin e renditjes së Premier League. Përmes një komunikate për mediat klubi shprehet se i jep mbështetje maksimale teknikut portugez Mourinho.
“Klubi bënë të qartë se ka mbështetje të plotë te Jose Mourinhon. Rezultatet aktualisht nuk janë të mira, por ne besojmë se performanca e skuadrës tonë do të përmirësohet.
Për të kaluar këtë situatë skuadra është e gatshme të jap të gjithë mbështetjen e mundshme” thuhet në komunikatën zyrtare.









