• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analiza për humbjen e zgjedhjeve, PD bën “koka turku” drejtuesit e degëve

by
05/10/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e demokratëve për zgjedhjet e 1 qershorit nuk përjashton edhe ‘koka turku’ të drejtuesve të degëve të partisë. Ky fakt u pohua nga numri 2 në PD, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili tha se në këto zgjedhje u vu re ineficencë e disa degëve të cilat nuk dhanë rezultatin e pritshëm. Sipas Ristanit secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij.

“Zgjedhjet treguan për ineficencë të disa strukturave të partisë si dhe lidershipit të degëve. PD ka nevojë për rikonceptim tjetër të degëve për të administruar me mirë territorin. Do synohet inventari i anëtarësisë dhe eficenca e lidershipit të degëve të Partisë Demokratike”, tha deputeti i PD raporton Shqiptarja.com.

Por rikonceptimi i degëve i referohet edhe ndarjes së re territoriale.

Arben Ristani nuk mohon që në mbledhjen e kryesisë të ketë patur debate por sipas tij ai ishte konstruktiv dhe i shërben organizimit të partisë.

“Është e kuptueshme që në mbledhje nuk flet vetëm kryetari dhe sekretari i partisë dhe të tjerët dëgjojnë, debati në parti është konstruktiv. Mediat ndofta kanë dashur ushqim, por debati ka qenë konstruktiv”, – tha Ristani.

Në mbledhjen e kryesisë së PD u diskutua raporti për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa për riorganizimin e strukturave u ngrit një grup pune i cili do të merret drejtpërdrejtë me sfidat e ardhshme elektorale. Po ashtu një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD.

“U ngrit një grup pune për riorganizimin e strukturave të partisë dhe për sfidat elektorale që e presin. Një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD. Kemi ngritur fondacionin për liri dhe demokraci që kryetar është zoti Imami. Departamenti për kontributet historike me në krye Jemin Gjanën dhe departamenti për integritetin e figurës dhe partisë që do drejtohet nga zoti Kosova. Si dhe startoi fushata për FRPD”, – përfundoi Ristani.

Next Post

Dadoja bën seks me 11-vjeçarin, gjykata e lë të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com