Kampioni i ri i Anglisë, Chelsea, ka fituar goleadën në xhiron e parafundit ndaj Watfordit.
“Blutë” triumfuan në shtëpi 4 me 3.
John Terry, Cesar Azpilicueta, Michy Batshuayi dhe Cesc Fabregas shënuan golat për vendasit, teksa Capoue, Janmaat dhe Okaka realizuan për mysafirët.
Ekipi i Antonio Contes tani arrin në kuotën e 90 pikëve. (b.an)