Me fitore prej 2-0 kundër Portos, Chelsea e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, Blutë krijuan epërsi që në minutën e 12-të, kur pas një goditje të Costas, Ivan Marcano e gaboi portën.
Goli i sigurisë erdhi nga Willian (52’), i cili u asistua nga Eden Hazard.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Dynamo Kyivi e ka mposhtur Maccabi Tel Avivin me golin e Denis Garmash (16’).
Pas këtyre rezultateve, Chelsea me 13 pikë vazhdon garën nga kreu i tabelës, kurse Dynamo Kyivi (me 11 pikë) kualifikohet nga vendi i dytë, raporton Telegrafi.
Porto do të luajë në Europa League, pasi ka zënë vetëm vendin e tretë (me 10 pikë).