• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chelsea i ofron kontratë 5-vjeçare sulmuesit shqiptar

by Java News
17/07/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea është bindur t’i ofrojë kontratë të re Armando Brojës, të cilin sezonin e kaluar e huazoi te Vitesse në Eredivisie. Marrëveshja e re do të jetë 5-vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelsea-t dhe përvoja e fituar te Vitesse, me të cilën realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër. Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për “blindimin” e shqiptarit me kontratë afatgjatë.

Broja besohet se vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë. Ai ka pasur një fillim të mbarë të përgatitjeve parasezonale. Broja shënoi një nga golat në fitoren 6-1 të Chelsea ndaj Peterborough United në miqësoren e parë të verës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Një tjetër shenjë se karriera e Brojës është në rritje është fakti që ai tashmë është ka luajtur gjashtë herë me Shqipërinë, në njërën prej sfidave kundër Anglisë, në mars.

Broja ka ende mundësi të huazohet këtë verë, por nëse Chelsea përfundimisht vendos të shesë Abrahamin, shqiptari mund të trashëgojë vendin e tij në skuadrën e parë të drejtuar nga Tuchel.

Next Post
Vëmendje për viktimat

Çmendet një vend për një fustan të huazuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com