Chelsea është duke konsideruar që Maurizio Sarri të jetë pasardhës i Antonio Contes dhe se klubi londinez është gati të paguajë klauzolën e tij prej 7.1 milionë funteve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i mahnitur me stilin e futbollit që aplikon Sarri te Napoli.
Edhe pse Conte ia ka mbetur edhe një vjet e gjysmë në kontratën e tij, londinezët tashmë kanë filluar kërkimet për zëvendësuesin e tij, përgatiti Koha. (b.an)










