• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chelsea “fluturon”, siguron fitoren e 12-të radhazi dhe shkëputet me 9 pikë nga vendi i dytë

by A R
26/12/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultatin 3-0, ndërsa edhe Arsenali e United kanë siguruar fitore.

Skuadra e Antonio Contes ka marrë edhe fitoren e 12-të radhazi në kampionatin anglez, duke forcuar pozitën e parë në tabelë me 46 pikë apo nëntë më shumë se Liverpooli në vendin e dytë që luan të martën ndaj Stoke City.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me dy skuadrat që provuan disa herë të kalojnë në epërsi në këtë pjesë, por ishte vetëm Chelsea që gjeti golin.

Ishte sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 24-të pas asistimit të Cesc Fabregas dhe me këtë gol përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Chelsea u fut më furishëm, ku gjeti shpejt edhe golin e dytë me anë të Eden Hazard.

Sulmuesi belg shënoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të, pasi ishte vet ai që u pengua në zonë nga mbrojtësi kundërshtar.

Ky gol afroi siguri te ‘Blutë’ të cilët në vazhdimin e lojës ishin më të qetë dhe kontrolluan ndeshjen deri në fishkëllimën e gjyqtarit, ku në arritën të gjejnë edhe një gol në minutat shtesë me Pedron dhe në fund fituan me rezultat 3-0, teksa javën e ardhshme do të ndeshen me Stoke Cityn.

Edhe Arsenal ka arritur të fitojë 1-0 ndaj West Bromwich Albionit, në një fitore që e mori në minutat e fundit pas shumë vuajtjeve, pas dy humbjeve radhazi në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes edhe pse foli e gjitha në të mirë të Arsenalit, skuadra e e Arsene Wenger nuk arriti të shënoj golin e epërsisë dhe kjo pjesë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë Wenger bëri disa ndryshime, duke e freskuar mesfushën dhe sulmin dhe duke vazhduar trysninë mbi WBA-në.

Por u desh të pritej minuta e 87-të për të parë golin e parë dhe të vetëm të skuadrës londineze, që e shënuan me anë të sulmuesit francez, Oliver Giroud, i cili shfrytëzoi një top të mirë nga Mesut Ozil.

Me këtë gol përfundoi ndeshja dhe Arsenali tani barazon pikë me Liverpoolin e vendin të dytë, ku kanë nga 37 sosh apo nëntë më pak se lideri Chelsea.

Ndërkohë united triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Sunderland. /a.m.

Next Post
VIDEO/ Kur macja i “nxin jetën” qenit (shikoni se çfarë “shpullash” ha ky qenush)

VIDEO/ Kur macja i "nxin jetën" qenit (shikoni se çfarë "shpullash" ha ky qenush)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

July 24, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama publikon sqarimin për Paketën e Maleve: Kush aplikon nuk bëhet automatikisht pronar

July 24, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Besa e kryepunëtorit

July 24, 2026
Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

July 24, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In