Maurizio Sarri i ka kërkuar Chelsea-t transferimin e sulmuesit Gonzalo Higuain, që aktualisht është në huazim te Milani nga Juventusi.
Sky Sport Italia raporton se Chelsea nuk është dorëzuar për transferimin e sulmuesit argjentinas, i cili mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij Sarri, transmeton Koha.net.
Ai është bashkuar me Milanin për 18 milionë euro në huazim, me të drejtë blerje për 36 milionë euro.
Raportohet se problemet financiare te Milani nënkupton se Higuaini mund të rikthehet më herët te Juventusi.Në anën tjetër Juventusi e Milani kanë shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata. (b.an)