Chelsea e ka dërrmuar Arsenalin me rezultat 3:0, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kinë.
Golat për kampionin e Premierligës i kanë shënuar: Willian (20) dhe Michy Batshuayi (42 dhe 49).
Në këtë takim, Granit Xhaka ka luajtur nga minuta e parë. Ai në minutën e 46-të ia ka liriar vendin Francis Coquelint. (b.an)