• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Check-up, jo vetëm leverdi ekonomike, por edhe shpëtimtar i jetës së njerëzve

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncesionet kanë qenë gjithnjë pjesë e debateve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë mediatik dhe publik. Ajo që mësë shumti vihet re në këto debate janë motivet nga të cilët nisen aktorët për të shprehur kundërshtit dhe mbështetjen ndaj tyre, sesa cilat kanë qenë dhe janë vlerat konkrete të këtyre koncesioneve. Në këtë vorbull debatesh ka qenë edhe koncesioni për check-up, i cili në jo pak raste është anatemuar, pa u ndalur në faktet konkrete, në arritjet dhe leverdit e këtij koncesioni.

Përtej debateve emocionale dhe konflikteve të interesit, duhet nënvizuar se check-up falas për qytetarët mbi moshën 40 vjeç, jo vetëm ka qenë mjaft i leverdisshëm për qytetarët, pasi nuk ka rënduar në xhepat e tyre, por nga ana tjetër ka arritur të zbulojë në shumë raste edhe probleme shqetësuese shëndetësore të tyre, të cilat “flinin” për një kohë të gjatë në trupin e tyre, dhe personat nuk i dinin.

Check-up ka shërbyer në këtë mënyrë si një “këmbanë alarmi” në mënyrë që personat të cilët i janë nënshtruar këtij procesi të marrin masa, lidhur me problematikat shëndetësore të konstatuara.

Por çfarë përmban check-up?

Paketa e ekzaminimeve përfshin konsulta të hollësishme me fokus konsumin e duhanit, alkoolit, ushqyerjen dhe aktivitetin fizik. Gjithashtu, ajo përfshin ekzaminimin fizik, ku futet matja e presionit të gjakut dhe BMI-ja (indeksi i masës trupore). Paketa ka edhe një sërë ekzaminimesh laboratorike, si: Glicemia, kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, trigliceride, formula e gjakut, Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC, albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urinë dhe feçe për gjak. Po ashtu, ka edhe ekzaminime rreth depresionit.

Megjithatë, kjo paketë nuk përmban teste depistimi për sëmundje të tilla, si p.sh., testin e PSA (Prosthate-Specific Antigen) që përodret për kancerin e prostatës, apo depistime të tjera, si p.sh., PAP-Test ose HPV që përdoren për depistimin e kancerit të mitrës, sepse pakteta përmban depistime dhe kontroll bazë që janë specifike për këtë grup-moshë.

Siç vihet re gama është mjaft e gjerë. Nëse një person do të donte të merrte të dhëna mbi shëndetin e tij, nëse këto procese egzaminimi do të kryheshin të ndara veç e veç, atëhere kjo do të rëndonte tej mase buxhetin e tij deri në 80-90 euro. Këto pak a shumë janë edhe shifrat që ofrojnë spitalet private në Shqipëri përsa i përket check-up. Ndërsa ky shërbim nëpërmjet koncesionit të check-up ofrohet falas për qytetarët.

Por cilat kanë qenë rezultatet?

Ka mjaft raste në mbarë vendin që check-up ka arritur të zbulojë në vetëm gjashtë muaj aktivitet, probleme shëndetësore, që vetë personat që i janë nënshtruar këtij procesi, nuk i kanë ditur.

Zerdeli Janaqi: “Nuk e dija fare për kolesterolin, derisa bëra check-up-in”

Rasti i banores së kryeqytetit, Zerdeli Janaqi, që banon në Laprakë, është një rast klasik. Ajo e dinte se organizmi i saj shëndetësor përballej me diabetin, por nuk e dinte se ajo kishte probleme dhe me kolesterolin, yndyrnat dhe infeksionin urinar.

“Unë vuaja vetëm nga diabeti. Por kur bëra kontrollin e chek up më dolën vlerat shumë të larta dhe mjekët vendosën që të ndryshoj ilaçet. Por ky kontroll nuk më tregoi se kisha vetëm këtë problem por edhe shumë të tjera. Kisha probleme me kolesterolin, yndyrnat në gjak dhe një indeksion urinar. Mjekët më treguan se ku duhet të ndiqem dhe çfarë të bëj”, thekson ajo.

Sipas saj, tani diabetin e ka në vlera normale, pasi përveç ilaçeve ka rregulluar edhe dietën ushqimore. “Kurse për problemet e tjera u mjekova dhe kam shumë pak probleme. Nëse nuk do të më ishte bërë ajo vizitë, unë nuk do kisha shkuar tek mjeku apo për të bërë analiza, por thjesht do të merrja ilaçet e diabetit ashtu sikurse edhe më parë” nënvizon Janaqi.

Etem Keqaj: “Zemra ime nuk funksiononte mirë, por unë nuk e dija këtë”

Zerdelia nuk është një rast i izoluar. Edhe Etem Keqaj banor në kryeqytet, në njësinë nr.5, pas kryerjes së chek up ka rezultuar me tension të lartë dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Ai e dinte që herë pas here kishte luhatje të tensionit dhe kjo sidomos gjatë stinës së verës. “Kam kryer vizita dhe më parë tek mjeku kardiolog, por jo vizita kaq të detajuara. Kur bëra Chek up dola që përveç tensionit të lartë kisha edhe probleme me rrahjet e zemrës. Mjekët dhe infermierët që më intervistuan tek kontrolli më sugjeruan të ndiqem çdo muaj tek mjeku i familjes. Sot jam shumë më mirë, nuk kam më ato problemet me marrje mendsh, apo lodhje të shpejtë”, shprehet Etemi.

Leverdia ekonomike

Nisur nga rastet konkrete, dhe të tilla ka shumë në të gjithë Shqipërinë, vlerësohet se chek- up, jo vetëm është një leverdi ekonomike për familjet shqiptare, por nga ana tjetër, ndihmon seriozisht për të zbuluar falas problemet shëndetësore, të cilat në rrugë të tjera një familjeje shqiptare do t’i kushtonte qindra euro.

Në këtë mënyrë, të gjithë ata persona të cilët rezultojnë me probleme shëndetësore, do të mund të marrin masa për mbarëvajtjen e shëndetit, jo vetëm duke kursyer para, por edhe duke marrë mjekimin e duhur për rastet e konstatuara.

Next Post

Kosova nënshkruan marrëveshje me FBI-në 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In