• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ChatGPT, revolucioni teknologjik për 2023: Ja çfarë na pret në vitin 2024!

by Java News
01/01/2024 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inteligjenca Artificiale (AI) shpërtheu në sferën e teknologjisë në vitin 2023 me popullaritetin e chatbotit të OpenAI, ChatGPT, njëherësh revolucioni teknologjik për vitin që po lëmë pas.

Duke parë suksesin e ChatGPT-s, shumë kompani të mëdha teknologjike, filluan punën e tyre për të sjellë mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.

Por, a do të vazhdojë AI të rritet më tej dhe çka mund të presim në vitin 2024 në vazhdën e zhvillimeve teknologjike?

Euronews Next sjell një “skenar” dhe listë të trendeve teknologjike që do të vijnë, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Inteligjenca Artificiale (Emocionale)

Inteligjenca Artificiale gjeneruese – teknologjia prapa chatbotit ChatGPT, që mëson modelet e të dhënave dhe gjeneron të dhëna të reja në formë teksti ose imazhi – ishte buja e vitit 2023.

Por, vitin e ardhshëm, do të dalë edhe Inteligjenca Artificiale Emocionale, që vëren dhe interpreton sinjalet emocionale njerëzore, sipas CEO-s së Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT Digital), Federico Menna.

“’Emotion AI’ është trendi tjetër teknologjike pas gjenerimit, sepse, përveç të qenit në gjendje të gjenerojë përmbajtje bazuar në ndërveprimin ose kërkesën e përdoruesit, Inteligjenca Artificiale Emocionale është në gjendje të reagojë dhe të kuptojë emocionet e njeriut përpara makinës dhe të reagojë në përputhje me rrethanat”, ai tha për Euronews Next.

Menna tha se ai pret që ai të jetë kyç edhe për sektorin e shëndetësisë, pasi do të lejojë njerëzit me sëmundje kronike ose që kanë probleme të shëndetit mendor të jetojnë më mirë.

Ai pret që Inteligjenca Artificiale Emocionale të lulëzojë gjithashtu në sektorin e lëvizshmërisë.

“Në mjedisin e brendshëm të qytetit, ‘AI emocional’ mund të luajë një rol të madh. Dikush, për shembull, mund të jetë në ankth, nëse ecë nëpër një qytet të errët dhe një algoritëm mund të ndezë disa drita”, tha ai.

Përgjegjësia për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të jetë e rëndësishme dhe do të “revolucionarizojë” bizneset përmes zhvillimit të softuerit në operacionet e përditshme, tha Jitendra Putcha, nënkryetar evropian i të dhënave, analitikës dhe Inteligjencë Artificiale në firmën e konsulencës teknologjike LTIMindtree.

Ai beson se çdo industri  – nga industria e udhëtimeve, përfshirë kompanitë mediale – do të përfitojnë nga teknologjia, e cila jo vetëm që rrit kreativitetin, por gjithashtu mund të zvogëlojë kostot, të përmirësojë trajnimin dhe të rrisë privatësinë dhe sigurinë.

“Ajo që është emocionuese është se AI po bëhet më e qassshme, duke lëvizur përtej kompanive të mëdha të teknologjisë falë konvergjencës së ‘cloud’ dhe ‘burimit të hapur’”, theksoi Putcha për Euronews Next.
Por, duke cituar personazhin e njohur të animuar “Spiderman”, ai tha se “me fuqi të madhe vjen përgjegjësia e madhe”.

“Ne kemi një shkop magjik në dorë që mund të bëjë mrekulli, megjithatë si këshilltarë, teknologë dhe adoptues, ne kemi përgjegjësinë ta përdorim atë në kontekstin e duhur për gjënë e duhur dhe me parmakët e duhur në vend”, theksoi eksperti.

Rregullimi i kësaj teknologjie, gjithashtu do të bëhet një temë e madhe për kompanitë e AI pasi në fund të vitit 2023 Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për legjislacionin e ri të AI në kontinentet e tyre.

Derisa miratimi zyrtar i Aktit të Inteligjencës Artificiale nga BE pritet në vitin 2024, akti do të vendosë rregulla specifike për ofruesit e sistemeve të AI në fusha të tilla si transparenca, dokumentacioni dhe testimi.

Derisa Inteligjenca Artificiale do të qëndrojë ende në horizont, mund të ketë arritur kulmin e saj dhe teknologjia hapësinore mund të jetë sensacioni tjetër i madh në vitin 2024.

“Unë besoj shumë se viti 2024 do të sjellë një përparim edhe më të madh në teknologjinë hapësinore. Ashtu si sot, të gjithë fillojnë një bisedë me AI, njerëzit do të flasin shumë më tepër për teknologjinë hapësinore për shkak të disa trendeve që po ndodhin”, shprehet për Euronews, Adam Niewinski, bashkëthemelues dhe partner i përgjithshëm i firmës evropiane të kapitalit sipërmarrës OTB Ventures.

Për sa i përket llojit të teknologjisë hapësinore që do të jetë inovacion për vitin 2024, nuk do të jetë udhëtimi në hapësirë, por satelitët.

Teknologjia i lejon njerëzit të dallojnë atë që po ndodh në planetin tonë, të tilla si fatkeqësitë e motit, por ne gjithashtu mund të parashikojmë modelet e motit dhe të kuptojmë më mirë shkrirjen e akullit dhe mënyrën se si duhet të menaxhojmë burimet ujore.

Kuantika dhe siguria kibernetike

Në vitin 2023, kompania teknologjike “IBM” bëri përparim në fushën e llogaritjes kuantike duke iu afruar gjetjes së një zgjidhjeje për të minimizuar gabimet në të dhënat kuantike.

Në vitin 2024, do të ketë një fokus të konsiderueshëm se si kompjuteri kuantik mund të rrisë sigurinë në internet. Kjo pritet të jetë një temë kryesore diskutimi dhe eksplorimi.

Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në SHBA (NIST) po punon për finalizimin e standardeve të kriptografisë post-kuantike (PQC). Ky projekt global, që përfshin tetë vjet, synon të zhvillojë metoda kriptografike që mund t’i rezistojnë sulmeve nga kompjuterët kuantikë të fuqishëm.

Përfundimi i projektit të NIST parashikohet të shënojë fillimin e një tranzicioni thelbësor në sigurinë kibernetike. Ky tranzicion synon të mbrojë të dhënat dhe infrastrukturën digjitale nga sulmet e mundshme nga kompjuterët kuantikë. Pergatiti Tema

Next Post

Avokati Koci bëhet kosovari i parë që hyn në BE pa vizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com