• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Charlize Theron e dashuruar me publikun e vet

by Java News
07/01/2019 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga aktoret më të bukura të Hollywoodit, Charlize Theron, zbulon se si pa kirurgji estetike ajo mban një pamje rinore, një rrugë të përsosur dhe një formë të shkëlqyer, megjithëse është 43-vjeçe.

 

Rutina e mëngjesit

Zgjohem herët. Në ora 5 e 45. Jam një nënë e vetme me dy fëmijë. Bëj mëngjesin, ushqim për shkollën dhe i përcjell deri në autobus. Kur zgjohem, laj fytyrën me ujë të ftohtë, aplikoj balsam dhe krem për diell. Më pëlqen kremi “La Mer” për buzë dhe kremi për diell “La Roche-Posay”. Këto dy produkte janë në çantën time, në veturë… Unë ua aplikoj kremrat e diellit edhe fëmijëve të mi.

 

Flokët

Nuk mendoj se jam e guximshme kur është fjala për modën dhe stilet – pëlqej gjërat klasike. Megjithatë, nuk kam frikë të ndryshoj stilin e flokëve, pasi e di se ato do të rriten. Sa i përket produktit, kam vërejtur qartë dallimin në mes të formulave të sulfatit dhe jo sulfatit, kështu që produktet e mia për flokët nuk mund të kenë sulfate. Dikush më rekomandoi para një kohe të provoj vaj ricinus. Një ose dy herë në javë i laj flokët me këtë lloj vaji të pasur dhe masazhoj lëkurën për të stimuluar qarkullimin dhe rritjen e flokëve. Flokët e mi janë shumë të forta.

 

Ushqimi

Më shumë ushqime të papërpunuara, fruta dhe perime lokale dhe sezonale. Nëse nuk lëviz shumë, nuk mund të ha shumë. Jam e sinqertë ndaj vetes.

 

Stërvitjet

Jam plotësisht e dashuruar në pilates – një sistem i ushtrimeve për forcimin fizik dhe psikik. Krejtësisht ndryshoi pamjen e trupit tim. Kur shkoj në stërvitje, dhe fëmijët më pyesin se ku po shkoj unë, u them atyre: “Unë po shkoj në vendin ku më duket se zemra ime ende rreh shumë gjatë dhe është e shëndetshme”, transmeton KosovaPress.

 

Aktrimi

Kam qenë balerinë për një kohë të gjatë dhe kur kjo karrierë ngadalë u zhduk, më duhej kohë për të kuptuar me të vërtetë pse isha kaq e dashuruar me baletin. Kuptova se nuk ishte domosdo një teknikë vallëzimi, por aftësia për të qëndruar në skenë, për të mësuar diçka dhe për të treguar historinë. Kjo është arsyeja pse kam gjetur një mënyrë tjetër për të interpretuar historinë. Kam pasur një karrierë shumë të lumtur dhe u ndjeva shumë e bekuar. Të gjitha mundësitë që kam marrë…, njerëzit që besuan në mua, mendoj se është dhurata më e madhe. Sa herë që regjisori angazhohet, ai shikon dhe thotë: “Ti je ajo me të cilën dua ta bëj këtë film” – këto janë momentet e mia të preferuara. Ka diçka për këtë kur dikush dëshiron të kërcejë nga shkëmbi. Ende kujtoj kur Patty Jenkins erdhi tek unë dhe më ofroi një rol për filmin “The Monster”, isha në ‘trans’: a jeni e çmendur, a keni luajtur mendsh? Gjithmonë pyesja se sa njerëz mund t’i besojnë dikujt. Besimin në mua e konsiderojë si dhuratën më të madhe, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Ndërhyrja e partive zvogëlon protestën studentore

FOTOT/ Ndërhyrja e partive zvogëlon protestën studentore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In