Ylli i Romës, Edin Xheko, raportohet se mund të mungojë të martën në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat takohen nesër në Olimpico në garë për pozitën e parë të Grupit G. Xheko ka realizuar pesë gola dhe ka katër asistime deri tash në Ligën e Kampionëve, por rrezikon të mungojë për shkak të një problemi muskulor të shfaqur në stërvitje.
32-vjeçari konsiderohet lojtar kyç për romakët, përgatiti Koha. (b.an)










