• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions/ Të mëdhenjtë në fushë, Man. United, Bayern, Juventus e R. Madrid luajnë për fitore

by Java News
02/10/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Manchester United pret në “Old Trafford” skuadrën e Valencias, një ndeshje që do të jetë një provë zjarri për trajnerin Mourinho, qëndrimi i të cilit në stolin e Manchester United duket se është në fije të perit

“Djajtë e Kuq” kanë regjistruar një barazim e 1 humbje në dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që situata brenda skuadrës, sipas medias britanike nuk është aspak e qetë.

Bayerni i Mynihut do të presë Ajaxit në ndeshjen e tij të dytë të Grupit E. Të dyja këto ekipe vijnë pas fitoreve në ndeshjet e tyre të para kundër Benficas dhe AEK-ut. Bilanci i ndeshjeve direkte mes tyre flet për një ekuilibër mes Bayernit dhe Ajaxit që luajnë sfidën e 9 mes tyre. Në 8 përballjet e para janë regjistruar nga 3 fitore për secilën prej skuadrave dhe 2 barazime.

Reali i Madridit do të luajë në Rusi ndaj CSKA të Moskës. Skuadra kampione e Evropës nuk ka shfaqur një formë shumë të mirë në 2 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll dhe ndaj moskovitëve do të kërkojë që të rigjejë shkëlqimin e humbur në La Liga. Madrilenët e kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në grup atë me Romën 3-0, ndërsa CSKA vjen pas barazimit 2-2 me Viktoria Plzen

Sot do të zbresin në fushën e lojës edhe Juventusi e Manchester City. Zonja e Vjetër do të luajë kundër Young Boys, por pa Cristiano Ronaldon të skualifikuar.

Bardhezinjtë në sfidën me zviceranët do të kërkojnë që të vijojnë serinë e fitoreve për ta cuar atë në 9 radhazi në këtë fillim sezoni. Ndërsa Manchester City do të luajë ndaj Hoffenheimit në Gjermani. Kampionët e Anglisë do të kërkojnë që të harrojnë humbjen e pësuar përpara 2 javësh ndaj Lionit dhe shihen si favoritë për të fituar këtë përballje.

a.ç

Next Post
PS bën gati draftin: Reforma zgjedhore nuk ka “vdekur”, opozita të na bashkohet

PS bën gati draftin: Reforma zgjedhore nuk ka "vdekur", opozita të na bashkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In