Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol të vlefshëm në ndeshjen ndaj Athletico Madridit, në përpjekje për të përmbysur rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë.
Goli i Ronaldos erdhi në minutën e ’27 të takimit.
Ai shënoi me kokë, pas kromimit të mirë me të majtën nga Federico Bernardeschi.
Kujtojmë se një gol e Chiellinit, iu anulua Juventusit në minutën e ‘4 të takimit, pasi Ronaldo kishte ndërhyrë në portierin, të cilën gjyqtari e konsideroi si të parregullt. Për këtë u desh edhe konsultimi me VAR-in, që ia konfirmoi vendimin e gjyqtarit.
Juventusi synon të përmbysë disavantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Klubi spanjoll kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat prej 2-0, derisa ky rezultat e afron drejt kualifikimit në çerekfinale, transmeton Koha.net.
Formacionet zyrtare janë këto:












