PSG fitoi pjesën e parë të derbit të sheikëve ndaj Manchester City-t, ndërsa Milani po mban me 10 lojtarë rezultatin 1-0 ndaj Atletikos së Madridit dhe Sheriff Tiraspol ka befasuar Realin në Bernabeu duke fituar po 1-0.

Pjesët e para të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve prodhuan jo pak surpriza. Në Paris, PSG udhëheq ndaj City-t falë në goli të shënuar nga Guaye. Në lojë, Pocettino ka hedhur gjithë artilerinë e rëndë, që nga Donnarumma në Portë, te Hakimi në mbrojte dhe Neymar, Mbappe e Messi në sulm.
Milani, që rikthehet të luajë një ndeshje Champions në San Siro pas një mungese të gjatë disavjeçare po fiton 1-0 përballë Atletico Madrid. Goli u shënua nga Leao, ndërkohë që në minutën e 29 Kessie mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën.
Surpriza më e madhe po ndodh në Bernabeu. Sheriff Tiraspol po fiton 1-0 ndaj Realit të Madridit, duke treguar se ajo fitore 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Shakhtar nuk ishte thjesht rastësi dhe fat.











