Champions: Murinho mundet nga Portoja “e tij”, Barça fiton pa Messin, zhgënjejnë Roma dhe Arsenali
Barcelona di ta bëjë Barcelonën edhe pa Lionel Messin. Skuadra Katalanase fitoi me përmbysje në Camp Nou ndaj Bayer Leverkusen, që deri në minutën e 80 kryesonte falë golit të Papadoupulos në zhvillimet e një goditjeje dënimi në minutën e 22-të të takimit. Pikërisht 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Sergi Roberto i asistuar nga Suarez, ndërsa dy minuta më pas sulmuesi uruguajan shtangu portierin Leno me një goditje spektakolare nga jashtë zonës. Po në grupin E zhgënjeu Roma, që u mposht 3-2 nga Bate Borisov. Verdhekuqtë u shtangën që në pjesën e parë me vendasit që realizuan tre gola brenda gjysmë ore lojë. Formacioni i Rudi Garcias reagoi në pjesën e dytë duke gjetur dy herë rrjetën me Gervinho dhe Torosidis, por pa mundur të merrte pikë ndaj një kundërshtari inferior në letër.
Një mbrëmje për t’u harruar edhe për Jose Mourinho-n, që në stadiumin ku triumfoi nga 2001 deri në 2004-n, pëson humbjen e parë në këtë edicion të Champions League, me Porton që arrin të marrë kreun e Gupit G. Ndeshja u zhbllokua në fund të pjesës së parë: Andre Andre arrin të shënojë golin e avantazhit për vendasit, por braziliani Willian tregohet i saktë nga një goditje dënimi duke i dhënë barazimin 1-1 “bluve” të Londrës përpara në minutën shtesë të pjesës së parë. Porto e nis më mirë pjesën e dytë, dhe në minutën e 52-të arrin të gjejë sërish golin e avantazhit me një goditje të saktë me kokë të Maicon pas zhvillimeve të një goditjeje këndi (keq mbrojtja e ‘bluve” të Londrës, që harron të lirë në zonë qendërmbrojtësin e portugezëve). Traversa i mohon golin e barazimit Diego Costës, teksa shtylla shpëton Chelsea-n nga pësimi i golit të tretë, pas tentativës së Danilo Pereira në minutën e 82-të.
Ndërsa në grupin F dhe surprizat nuk kanë munguar. Ndërsa Bayern Munich ka regjistruar fitoren e radhës bindëse duke shkatërruar Dinamo Zagreb 5-0, Arsenali i Wenger ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Olympiacos dhe tani rrezikon të mos kualifikohet në fazën pasardhëse duek parë se dy takimet e ardhshme “Topçinjtë” do t’i kenë kundër bavarezëve të Guardiolës.
Skuadrës së Guardiolës i kanë mjaftuar 28 minuta për të mbyllur takimin e sotëm kundër Dinamo Zagreb duke i shkaktuar humbjen e parë kroatëve në 46 ndeshjet e fundit. Robert Lewandowski, me tregolëshin e realizuar sot (21’, 28’, 55’), ka shënuar 10 gola në tre ndeshjet e fundit ndërsa Bayern ka marrë fitoren e tetë radhazi duke përfshirë ndeshjet e kampionati. Diego Costa (13’) dhe Gotze (25’) kanë realizuar dy golat e tjerë për Bayern që tani kryeson renditjen e Grupit F me gjashtë pikë pas dy ndeshjesh.
Kurse skuadra e Arsene Wenger ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në Champions League, ndërsa Olympiacos ka marrë fitoren e parë kundër një ekipi anglez në kompeticionet evropiane pasi kishte humbur 12 përballjet e mëparshme. Pardo ka zhbllokuar ndeshjen pas 33 minutash lojë, ndërsa Walcot ka barazuar dy minuta më vonë, para se miqtë të gjenin avantazhin falë një autogoli të portieri Ospina. Alexis Sanchez, heroi i fundjavës në kampionat, ka barazuar në të 65-ën, por Finnbogason, një minutë më vonë, ka fiksuar shifrat në 2-3 duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi Arsenalit që mban vendin e fundit në grup me zero pikë.
Porto i jep një mësim një portugezi si Jose Murinho, duke mposhtur 2-1 Chelsean në një sfidë të dominuar nga skuara e Lopeteguit. Në fillim shënoi Andre për vendasit por barazoi Willian me një goditje të lirë, ndërsa Maicon shënoi golin e fitores për Porton në minutën e 52. Po në Grupin G Dinao e Kievit mposhti 2-0 Maccabin e Telavivit. Në Grupin H Lyoni zhgënjeu në shtëpi ndaj Valencias, që mori tri pikë falë golit të Fhegouli, ndërsa Zeniti i Shën Persburgut koleksionoi fitoren e dytë në grup teksa kaloi 2-1 belgët e Gentit.









