Teuta i kishte mbyllur llogaritë që në ndeshjen e parë në Durrës, që e humbi 0-4 me Sheriff Tiraspol, ndërsa sonte u vendos vula me humbjen e duelit të dytë në Moldavi, këtë herë me rezultatin minimal 0-1.
Adama Traore me një gjuajtje fluturimthi shmangu portierin Stivi Frashëri që në minutën e gjashtë dhe kampionët e Moldavisë tani duhet të mendojnë për turin e dytë në Champions League.
Edhe pse shënoi vetëm një gol, Sheriff Tiraspol e komandoi lojën dhe nëse nuk shënoi ndodhi edhe prej lojë së kujdesshme të Teutës që u mundua të mos e pësonte sërish me goleadë.
Tani te Teuta duhet të mendojnë për turin e dytë të Conference League, ku do të përballen me një ekip modest si Inter Club d’Escaldes të Andorrës, që më parë e ka mundur Prishtina në ndeshjet paraeliminatore të Champions League.