Partizani e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen përballë Qarabagut, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.
Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje për t’u vlerësuar po të kemi parasysh edhe kundërshtarin.
Madje të kuqtë ishin edhe të pafat në një moment kur goditën edhe shtyllën.
Gjithsesi diferencat mes dy ekipeve u vunë re edhe në fushë, dhe pse në fund rezultati ka më shumë rëndësi.
Një pikë për Partizanin është e vlefshme për më tej.