• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions League /Nisin çerekfinalet, derbi anglez Tottenham-City, Liverpool pret Porton

by Java News
09/04/2019 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis sonte në mbrëmje faza çerekfinale e Champions League. Derbi anglez Tottenham-Manchester City dhe Liverpool-Porto janë dy përballjet e para që do startojnë në orën 21:00. Spektakël pritet në stadiumin e ri të Tottenham ku vendasit presin Cityn e Guardiolës. Me artilerinë e rëndë do jenë londinezët mbi të gjitha në sulm me Dele Alli, Eriksen, Son dhe kapitenin Kane.

Trajneri Maurizio Pochetino paralajmëron Cityn se nuk do jetë si në ndeshjet e Premier League dhe shton: “Do jemi agresiv dhe imponojmë ritmin tonë tek kundërshtarët,për pjesën tjetër do mendojë atmosfera në stadiumin e ri”.

Manchester City ka fituar 20 nga 22 ndeshjet e luajtura gjatë këtij viti dhe Guardiola shpreson që të rekuperojë për këtë duel mbrojtësit Walker e Mendy ndërsa është stërvitur me skuadrën edhe Kun Aguero. Teknikun spanjoll atmosfera e stadiumit të ri nuk e tremb ndërsa sqaron se City do jetë më shumë agresiv se Tottenham.

Liverpool nuk i zë besë Portos. Të kuqtë e Klopp janë gati dhe me formacion të plotë me përjashtim të Robertson të pezulluar. Trajneri gjerman është treguar i ndershëm dhe thotë se Liverpooli i tij është zjarr por kërkon edhe përqëndrim duke theksuar se Porto është një rival i fortë.

“Askush nuk donte të përballej me Liverpoolin , na duhet të luajmë me inteligjencë” kështu ka deklaruar trajneri i luzitanëve Sergio Concençaio. Mesfushori Herrera dhe mbrojtësi Pepe janë mungesa të rëndësishme. Porto ka humbur vetëm dy ndeshje jashtë fushe këtë sezon ndërsa Liverpool nuk humbet në shtëpi që prej muajit shtator.

g.kosovari

Next Post
Emiratet e Bashkuara Arabe bllokojnë “Skype”

Emiratet e Bashkuara Arabe bllokojnë "Skype"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In