• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions League/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut bllokon Interin

by Java News
17/09/2019 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interi e nis me hap fals Ligën e Kampioneve, teksa ka barazuar në shtëpi 1-1 me Sllavian e Pragës. Skuadra çeke është shfaqur më e organizuar dhe më e qartë në fushën e lojës, duke dominuar një Inter apatik që nuk pati as frymën e as dëshirën për të bërë mirë në këtë 90 minutësh.

Dhe, ajo që e bën më dramatike këtë rezultati është fakti që dy rivalët e ardhshëm quhen Barcelona dhe Borusia Dortmund dhe zikaltërve u duhet të eliminojnë paraqitje të tilla

Autori i golit të Sllavias ishte Piter Olajinka, një emër mjaft i njohur për tifozët shqiptarë, pasi ka shkëlqyer me Skënderbeun përpara se të transferohej te Genku në Belgjikë. Olajinka shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas grushtimit të Handanoviç dhe gjuan saktë në pozicion të prirët duke i dhënë avantazhin e merituar Sllavias.

Dukej se çdo gjë do të mbyllej me fitoren e miqve, por në minutën e 92-të, Barela gjuan nga jashtë zonës pas topit të kthyer nga traversa dhe mposht portierin Kolar, duke e çuar në rrjetë dhe duke shpëtuar nderin e Interit në një përballje që u shfaq shumë më e vështirë sesa parashikimet.

Në takimin tjetër të orës 18:55, Lioni ka barazuar 1-1 me Zenitin e Shën Pjetërburgut. Azmoun kaloi në epërsi rusët në minutën e 41-të, ndërsa për francezët barazoi në minutën e 50-të Memfis Depaj. (BW)

 

 

Next Post
Ilir Meta paralajmëron një surprizë të re: Do e shpall më 22 nëntor

Ilir Meta paralajmëron një surprizë të re: Do e shpall më 22 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com