Liga e Kampioneve mund të ndryshojë nga edicioni 2018-19.
UEFA është duke menduar që të ndryshojë sistemin e Ligës së Kampionëve dhe ndryshimet mund të ndodhin pas kryerjes së ciklit tre vjeçar që përfundon në edicioni 2017-18, shkruan The Guardian.
Disa nga idetë janë që numri i skuadrave nga 32 të reduktohet në 16 dhe gara të zhvillohet në dy grupe nga 8 skuadra, ku do të zhvilloheshin nga 14 ndeshje.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i UEFA’s, i cili tha se ata janë në kontakt me klubet dhe ndryshimet do të ndodhin në bashkëpunim me to.