• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions, Grupi B i gjithi enigmë: Tri skuadra luftojnë për dy vende

by Java News
06/12/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Askush nuk do ta kishte menduar që Grupi B i Champions League, aty ku janë Benfica, Napoli e Beshiktash i Stambollit do të ishte i ekuilibruar dhe me luftë deri në minutën e fundit. Faza e grupeve ende nuk i ka njohur të gjithë të kualifikuarit, me ndeshjet e fundit që luhen sot e nesër, por nëse në dy grupe të tjerë luftohet vetëm për një vend, Grupi B është i gjithi enigmë, me tri skuadra që synojnë dy vendet e para.
Benfica pret Napolin ndërsa Beshiktash shkon në Kiev, përballë Dinamos së eliminuar. Benfica e Napoli kanë nga 8 pikë, turqit 7. Një fitore e Beshiktashit e kualifikon direkt, pavarësisht rezultatit në Lisbonë. Skuadra e Stambollit kalon edhe me barazimin, në rast se Benfica fiton kundër Napolit, duke lënë në vend të tretë italianët, me të cilët ka një fitore e një barazim. Nëse Beshiktash fiton kundër Dinamos, skuadrës portugeze i duhet patjetër të fitojë, për shkak se ka humbur 2-4 në Napoli dhe përfundimi me pikë të barabarta e eliminon. Napolit i mjafton barazimi për të siguruar të paktën vendin e dytë. Benfica kalon edhe në rast humbjeje, me kusht që Beshiktash të mos fitojë në Kiev, por ky është një skenar i rrezikshëm, pasi nuk mund të shpresojë te të tjerët.
Fitorja i duhet edhe Portos, në Grupin G, për të mos pasur surpriza të pakëndshme. Portugezët presin Leicester, tashmë i kualifikuar. Porto ka dy pikë më tepër se Kopenhaga, e cila luan në Belgjikë kundër Brugge, me të gjitha humbje.
Në rast fitoreje të Kopenhagës, Portos nuk i mjafton barazimi, pasi të dyja skuadrat do të shkonin në nëntë pikë, por danezët kanë rezultat më të mirë në përballjet direkt, 0-0 në shtëpi dhe 1-1 në Portugali.
Më i thjeshtë skenari në Grupin H, ku Lyon pret Sevillan. Spanjollët kanë tri pikë më tepër se francezët dhe fitoren 1-0 në ndeshjen e parë. Lyonit i duhet të fitojë me dy gola diferencë për t’u kualifikuar, çdo rezultat tjetër, përfshirë edhe fitoren 1-0 të francezëve, i hap rrugën për më tej Sevillas. Spanjollët mund të zënë edhe vendin e parë, në rast se fitojnë në Lyon dhe Juventus nuk fiton në shtëpi me Dinamo Zagreb.
Në të tre grupet e mësipërm, skuadra e vendit të katërt nuk ka shanse kualifikimi në Europa League, ku do të shkojnë tri skuadra që do të humbasin betejën për Champions.
Në katër grupe të tjerë, vendi i tretë nuk është pëcaktuar ende dhe në dy prej tyre ka përballje direkt.
PSV Eindhove pret Rostovin e Rusisë dhe i duhet fitorja për t’u barazuar në pikë e për të kaluar më tej me rezultate më të mira në përballje direkt, pas barazimit në Rusi.
Tottenham pret CSKA-në e Moskës dhe i mjafton barazimi për t’u kualifikuar.
Në Grupin A, Bazeli pret Arsenalin ndërsa Ludogorets luan në Paris. Kanë nga dy pikë, bullgarët të favorizuar nga përplasjet direkt dhe kalojnë në rast se të dyja humbasin. Kundërshtarët, Arsenal dhe PSG, duelojnë në distancë për vendin e parë.
Në Grupin F, Legia e Varshavës pret Sportingun, me detyrimin për fitore. Në këtë grup, Real Madrid duhet të fitojë me Borussia Dortmund në “Bernabeu” për të zënë vendin e parë.
d.i.

Next Post
Podolski bëhet edhe këngëtar, kryeson top listat gjermane

Podolski bëhet edhe këngëtar, kryeson top listat gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In