Manchester City fitoi 1-5 ndaj Club Brugge dhe mori përkohësisht kreun në grupin A, në pritje të takimit mes PSG-së dhe Leipzig.
“Citizens” hapën serinë e golave me Cancelo-n në minutën e 30-të. Më pas, Mahrez, Ëalker, Palmer dhe sërish Mahrez në minutën e 34-n vulosën “Manitan” për skuadrën e Pep Guardiolas.
Për Brugge shënoi golin e nderit në minutën e 81 Vanaken.
Ajo që ra në sy në këtë takim, veç rezultatit ishte episodi i regjistruar në minutën e 65 kur i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur Kevin de Bruyne që u zëvendësua. Ai u përcoll me brohoritje e lëvdata nga ish-tifozët e tij belgë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Sportin shkatërroi në Turqi 4-1 skuadrën e Beshiktash. Me këtë turqit janë pothuajse jashtë luftës për të kaluar më tej, teksa renditen në vendin e fundit me zero pikë.












