• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions, apo kampionët e turpit?!

by Java News
03/05/2018 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja sportive, e njohura italiane “Corriere dello Sport”, ka dalë me një qëndrim të fortë në numrin e sotëm, duke kritikuar ashpër gjykimin e Champions-it të këtij edicioni, sidomos në dy gjysmëfinalet, duke e konsideruar këtë kompeticion madhor të klubeve europiane në futboll si “THE SCEMPIOOONS!!!” (kampionët e turpit).

Shkrimi, në formë opinioni, apo qëndrimi redaksional, ka autorësinë e gazetarit Ivan Zazzaroni dhe kryqëzon UEFA-n, më saktësisht presidentin e qeverisë europiane të futbollit, për mospërfshirje të VAR-it në Ligën e Kampionëve, për të mos u vendosur fati i skuadrave që eliminohen, apo i të tjerave që përparojnë deri në finale, nga gabimet e “bluzave të zeza”. Të cilat, për hir të së vërtetës, kanë qenë evidente në atë që duhej të ishte “Olimpi” i futbollit global (Champions), por po përflitet më shumë se kurrë.

Ja shkrimi i plotë dhe mjaft i fortë i gazetës së njohur sportive italiane:
Nëse ju pëlqen futbolli i padrejtë dhe i padëshirueshëm, ai jopopullor; nëse jeni të dashuruar me teorinë se “arbitrat gabojnë, ashtu si edhe lojtarët, ndaj gabimet e tyre duhet të pranohen gjithmonë”; në qoftë se ju pëlqen rezultati që nuk korrespondon me djersën në fushën e blertë; në qoftë se…., me fjalë të tjera, në vitin 2018 tolerohet edhe futbolli “politico o soltanto miope”, nënshtrimi psikologjik, besimi i keq mbi të mirin (jo gjithmonë, natyrisht), atëherë për ju UEFA ka ngritur turneun ideal: ai quhet “Scempions League”. Ose, krim i përsosur i futbollit…

Ky është një kompeticion i padrejtë, që këtë edicion ka dërguar në finalen e Kievit, Real Madridin dhe Liverpool, dy ekipe që kanë përfituar hapur nga gabimet e arbitrave në gjysmëfinale të Champions-it. “Los Blancos”, madje, edhe më parë (Real-Juve), kur kanë gëzuar ndihmën e jashtëzakonshme të arbitrit. Unë nuk e diskutoj forcën, apo gjendjen e formës së dy finalistëve, por e gjej të padurueshëm që në sezonin e VAR-it, ne mund të dëshmojmë të tillë gabime arbitrale, megjithatë, të dokumentuara.

Unë nuk do ta bëj këtë një çështje të inferioritetit politik italian. Gjermanët kanë një federatë të rëndësishme, por akoma këtë vit, Bayern Munich u penalizua nga arbitrat, që çuditërisht, gjithmonë favorizojnë Real Madridin. Mos harroni se edhe dy vite më parë, ndeshja Juve-Bayern u zgjidh nga arbitrat. Dhe të mos flasim pastaj për të famshmen Barcelona-PSG, sezonin e kaluar.

Presidenti i UEFA-s tashmë ka thënë se nuk do të prezantojë ende asistencën e videos (VAR) në Champions, jo menjëherë. Kjo është politikë, nuk është futboll. A nuk e kuptoni se dhjetëra kamera më shumë, ose më pak, të dedikuara, u kanë dhënë “bilbil” miliona shikuesve? A nuk është rasti për të shmangur gabimet e tjera “mutane” me rëndësi planetare? Kur do të kthehet besueshmëria e futbollit të Champions-it? Apo, le të presim finalen e Kievit. Ndoshta, për të parë gafat e radhës…!!!”

Next Post
Rama çon për ‘skrap’ 13 drejtoritë bujqësore të ngritura nga LSI: Sistem i degraduar!

Plani për t'i dhënë hov zhvillimit bujqësor, zbulohen 3 projektet strategjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

June 9, 2026
Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

June 9, 2026
Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

June 9, 2026
Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

June 9, 2026
Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

June 9, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

June 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes këtë ditë të javës! Meri Shehu: Hëna e Re jashtë kontrollit në fundjavë!

June 9, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

PD-ASHM-së i janë larguar 1/3 e votuesve, kurse PS-së vetëm 1/13…

June 9, 2026
Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

June 9, 2026
Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In