• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çfarëdo që fillon me tërbim, përfundon me turp

by Bajram Peçi
21/04/2024 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Kur dëgjon se kambana po bie për larot pseudobiografë citatshënuesa, për Partinë e Lirisë, për mikun Beleri të partisë Meta, të ndërmendet ai tregimi për Peshkopin që vinte të shihte besimtarët e krishterë në fshatin periferik Humbëtirë. Ish nisur për të parë dhe ndjerë nëse ata e kishin të fortë besimin te ungjilli. Hyn në fshat, por nuk dëgjon të bjerë kambana e kishës për të kremtuar ardhjen e tij.
-Pse nuk u dëgjua të binte kambana?-ju hakërrua priftit të fshatit.
-Për 40 arsye, hirësia juaj,…e para arsye, nuk kemi kambanë!

Me gjasa, shekuj të shkuar do ketë mundur të ndodhte kjo gazmore, por mund edhe të jetë një trill humori për të përshkruar se sa shumë kujdesemi për gjërat e vogla edhe kur shohim se mungon më e madhja, ajo-Këmbana!

Vjen me tinguj të qartë kjo kambanë tani për një pjesë larosh të shoqërisë shqiptare. Se kush janë, ata vini re gjuhën vulgare që përdorin në publik, kush e përdor dhe pse e përdor?! Njeriu ka turp, kafshët dhe budallai nuk kanë, madje budallin mungesa e këtij tipari e dallon më së shumti. Shprehjet vulgare edhe kur përmenden mes dy bashkëbiseduesve, nuanca ngjyrë e rozës së gjakut përsëri e mvesh fytyrën, por kur nuk kontrollon dot gjuhën në publik, sidomos kur ke patur si spaleta (që të vunë) funksionet më të larta të administratës shtetërore e të shtetit, thjesht, në mos je një rrugaç ordiner, je një budalla!

Çdokush mund të zemërohet, zemërimi është pjesë e natyrës njerëzore, ndaj kjo është e lehtë të ndodhë. Te njerëzit jo normalë mund të ndodhë në çdo moment për shkaqe nga më banalet. Te njerëzit me mend në kokë e këmbë në tokë, ndodh të jesh i zemëruar, por me personin e duhur, në masën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur. Ndryshe, të marrin si psikopat.

Nën parimet demokratike të fillesave të pluralizmit partiak, një turmë larosh ju turrën popullit me emra partish, që nuk është se i dallonte gjësendi nga programi politik! Në mesin e nja 30 partive, 3-4 prej tyre ja bënin të mundur të fitonin ndonjë mandat. Ilir Metaj, përmes postit të kryeministrit që mbajti do kohë, krijoi klanin e tij, kur për shkak të qeverisjes me mangësi nga PS ai krijoi partinë Lëvizja Soscialiste për Integrim. Është kjo partia e familjes Meta! Përmes tyre, pra çiftit Meta-Kryemadhi, shegertë, sherbëtorë, të punësuar në detyra shteti nga punëdhënësi Meta, të pasuruar prej trafikut të influencës të kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër, kryetar kuvendi ose ministër i jashtëm, të gjithë së toku metasizuan shoqërinë shqiptare.

Kur togu i plehrave në LSI sa vinte e rritej, na ishte njëherë brënda saj i ndjeri Dritan Prifti, që e pa veten të rrezikuar dhe filloi të regjistrojë inkonjito aferat dhe pisllëqet me shefat, ku nuk po zgjatemi se specialisti IT i Metës “provoi” manipulimin. Një eksperti i njohur i ekonomisë, i ftuar në një studio TV Kombëtar, shpjegoi rrezikun që i vjen shoqërisë nga aleanca e kësaj partie, që me 3-4 mandatet e saj merr 20-25 përqind të administratës. Shndërrohet kështu qeverisja me postet drejtuese dhe tenderat në një tortë, ku sa kohë do qëndrojnë, do ëmbëlsohen vetë, familja dhe miqtë. Byrek, e quajti Edi Rama këtë tortën tonë, kur i kërkoi Lulzim Bashës bërjen dalje të kësaj krijese tumoroze nga skena politike!
Në të ashtuquajturën Partia e Lirisë, prej kohësh kanë filluar të shahen e goditen ku të dhëmb e ku të djeg.

Ai, presidenti i partisë, pasi nuk vuri dot rregull në familje ka marrë përsipër të vendosi rregull në parti e përmes saj t’i dhurojë popullit lirinë e munguar, ndonëse vetë Partia e Lirisë ka pushuar së qeni e lirë. E ekspozoi gruan Monika sa në parti aq dhe në publik, të dy shthurrën gojën pa teklif para TV-ve, para prindërve tanë, para fëmijëve. E bënë këtë pa pikë turpi në televizionet, të cilat befas shpërthyen nga frekuentimi prej gallatës që shihnin. Dhe të kujton e gjithë kjo thënjen e dikujt, se kur ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik t’i huazosh që të dyja! Në konferencat e shtypit askush nga pjesëmarrësit gazetarë nuk u kërkuan të vetëkontrollonin emocionet e impulsivitetin banal që shfaqej në formën e tërbimit kur shante e fyente organet e drejtësisë shqiptare. Përkundrazi zgjodhën kënaqësisë e hapjes së dhëmbëve, si për t’i turpëruar.

Por turpi është ndjesi e njeriut, e njerëzorit! Njerëzit me karakter të ulët sdo guxonin t’i jepnin vetes të drejtë të përgojojnë, fyejnë e poshtërojnë një organ kushtetues. Ndiq paranë prokurori, se do ju dalin vetë në shteg!

Next Post
“Si ia bën…? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën...? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja e Julit ndaj Eglës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In