• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë u gjet në “Volvon” e djegur/ Çollaku dhe Bitri u ekzekutuan me “Scorpions”. Kush janë 2 viktimat me të shkuar të errët në Elbasan

by Java News
05/10/2021 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim i dyfishtë me armë zjarri në dalje të qytetit, rrugës kryesore për në Tiranë. Nga ky atentat i stili mafioz humbën jetën  Ardjan Çollaku 50 vjeç si edhe Lulzim Bitri 40-vjeç.

Autorët menjeëherë pas krimit kanë djegur makinën. Sipas infromacioneve të në makinën tip Volvo, janë gjetur dy armë një kallashnikov dhe një “Scorpions”. Sipas policisë makina e shkrumbuar nga flakët u gjet në afërsi Balldrenit që dyshohet se u përdorën në ekzekutimin mafioz të Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit.

Burime për ABC bëjnë me dije se Ardjan Çollaku kishte një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje por edhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu ishte me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja ka zbardhur kronologjinë e atentatit mafioz që mori dy jetë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën (ende nuk dihet cili ishte objektiv apo të dy) të fshehur në makinë tip “Volvo” disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.

Në momentin që 50-vjeçari Çollaku ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit së bashku me Bitrin u qëlluan me “Scorpions”.

Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është qëlluar njëherë, më pas breshëria e plumbave u mori jetën Çollakut dhe Bitrit. Në vendin e ngjarjes u gjendën 23 gëzhoja.

Me shpejtësi “rrufe” atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. Ende deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit. Sipas informacioneve deri më tani policia e Elbasanit ka shoqëruar 25 persona.

Kush është Ardjan Çollaku?

Ardian Çollaku, i cili mbeti viktimë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Elbasan nuk është emër i panjohur për policinë. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se ai ka qenë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike por edhe për dhunë në familje. Më herët Çollaku kishte qenë i dënuar edhe në shtetin italian për trafik narkotikësh. Pasi është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ai ishte ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Viktima rreth 50-vjeç ishte baba i dy djemve ndërsa kishte përdorur në të shkuarën edhe mbiemra të tjerë, ndër to edhe Subashi. Sipas informacioneve paraprake ai nuk ishte i skeduar si pjesë e ndonjë grupi kriminal ndërsa deri më tani dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën kriminale dhe dënimin në Itali në fushën e narkotikëve.

Kush është Lulzim Bitri?

Lulzim Bitri njihet si mik i Talo Çelës. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Çela është autori i dyshuar i grabitjes së 9 prillit 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Çela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. / abcnews

g.kosovari

Next Post
Balla takim me ambasadorin gjerman: Të vendosur për një fazë të re bashkëpunimi me opozitën për axhendën e integrimit

Balla takim me ambasadorin gjerman: Të vendosur për një fazë të re bashkëpunimi me opozitën për axhendën e integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In