• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çfarë u gjet brenda makinës së autorëve”, gazetari: Atentati ndaj prokurorit, i mirëmenduar

by Java News
02/11/2019 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Spartak Koka ka publikuar në emisionin “Kjo Javë” fotot e makinës së autorëve të atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Koka ka zbuluar detaje të tjera nga hetimet e policisë sa i përket autorëve dhe sulmit me armë.

Ai tha se kanë qenë tre persona të tjerë në makinë, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me kallashnikov nga dritaret e makinës tip “Benz”, ngjyrë gri me targa AA342 LM. Gazetari Koka tha se edhe makina dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke folur më tej për atentat të mirëmenduar.

“Ngjarja ndodhu në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar.

Megjithëse ai ka qenë qëllimi, makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka.

Ai tregoi më tej se janë gjetur 9 gëzhoja në këtë automjet, dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë 9 mm, 2 maska dhe 2 shishe benzinë.

Tre autorët dyshohen se janë ndihmuar nga dy persona të tjerë për tu larguar nga fshati Shkafanë”, deklaroi ai.
Sipas Kokës, zona ku është gjendur mjeti i autorëve përdoret kryesisht nga autorë të krimeve në Durrës por edhe Tiranë për të fshehur apo djegur makinat.

Next Post
“S’është e Papulit, qeveria gënjen”, Basha sms live Arjan Çanit për vilën: Do vazhdoj luftën time

“S’është e Papulit, qeveria gënjen”, Basha sms live Arjan Çanit për vilën: Do vazhdoj luftën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In