• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregojnë thirrjet që Koçeku duhet të dorëzojë mandatin?

by Thoma Gëllçi
19/06/2026 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vazhduar si deputete e pavarur ka shkaktuar reagime të shumta. Brenda Partisë Socialiste u dëgjuan menjëherë zëra që thanë se mandati nuk i përket asaj, por partisë, prandaj ajo duhet ta dorëzojë atë. Argumenti është i thjeshtë: ajo u zgjodh me votat e Partisë Socialiste dhe falë vendimit të Edi Ramës për ta vendosur në krye të listës në qarkun e Shkodrës.

Në fakt, kjo është e vërtetë. Askush nuk mund ta mohojë se Koçeku nuk do të ishte deputete po të mos ishte vendosur në atë pozicion. Ajo nuk erdhi në Parlament si rezultat i një gare të hapur me votuesit, por si rezultat i një vendimi personal të Edi Ramës. Nga ana tjetër, askush nuk mund të thotë me siguri nëse Partia Socialiste i bëri një nder Koçekut apo nëse Koçeku i solli vota Partisë Socialiste. Edi Rama, kur e vendosi të parën në listë, sigurisht nuk e bëri për të hum-bur vota, por sepse mendonte se do të fitonte.

Por ky nuk është problemi kryesor.

Problemi është se gjatë gjithë këtij debati mungon krejtësisht një aktor: qytetari.

Në diskutime flitet vetëm për borxhin që deputetja mund t’i ketë partisë ose për borxhin që partia mund t’i ketë deputetes. Por askush nuk flet për marrëdhënien e deputetit me zgjedhësin. Arsyeja është e thjeshtë: në sistemin tonë zgjedhor kjo marrëdhënie nuk ekziston.

Qytetarët nuk zgjodhën Koçekun. Ata votuan, as që e dinë se kush është deputeti i tyre. Se kush do të hynte në Parlament, këtë e vendosën kryetarët e partive.
Për këtë arsye, largimi i një deputeteje nga një grup parlamentar nuk i merr popullit asgjë dhe nuk i shton asgjë. Populli nuk humbi përfaqësuesin e vet, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve nuk e ka pasur kurrë atë.

Le ta themi troç: me shumë pak përjashtime, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë nuk janë përfaqësues të qytetarëve. Ata janë përfaqësues të kryetarëve të partive që i futën në listë. Asnjë ndryshim nuk ka Koçeku, që iku nga grupi, nga Iris Luarasi, që është pjesë besnike e grupit, ose nga dhjetëra deputetë të tjerë. As njëra dhe as tjetra nuk përfaqësojnë askënd, sepse askush nuk i ka votuar. Rasti është i ndryshëm vetëm në emër. Thelbi është i njëjtë. I njëjti shembull mund të merrej për më tepër se 95 për qind të Parlamentit.

Kjo është pasoja më e dukshme e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ato e kthyen listën e kandidatëve në pronë të kryetarëve të partive dhe ia hoqën qytetarit të drejtën reale për të zgjedhur përfaqësuesin e vet. Teorikisht Shqipëria mbeti një demokraci pluraliste. Praktikisht, Shqipëria është një monarki kolektive kushtetuese, e ngjashme me vendet arabe, ku parlamentarët nuk janë veçse të emëruarit e sundimtarit. Në rastin e Shqipërisë, Parlamenti afrohet më tepër me Këshillin Ekzekutiv të Emirateve të Bashkuara Arabe, sepse anëtarët e këshillit caktohen nga disa sundimtarë. Në rastin e Emirateve të Bashkuara nga emirët e emirateve dhe, në rastin e Shqipërisë, nga kryetarët e ca organizimeve që quhen parti, por që në fakt nuk janë të tilla.

Prandaj debati nëse Koçeku duhet ta mbajë apo ta dorëzojë mandatin është debati më i kotë i mundshëm.

Edhe pa largimin e neomalesores nga rreshti i kartonave të Partisë Socialiste, sheshet dhe rrugët e Tiranës tashmë po e tregojnë qartë mospajtimin me këtë sistem monarkik gjoja demokratik, duke artikuluar perhere e me fort nevojën për krijimin e një Shqipërie të re, me një sistem politik ku fuqia e qeverisjes dhe përfaqësimi në Parlament t’i kthehet popullit.

Zemërimi i qytetarëve dhe thirrjet për një Shqipëri të re e kanë bërë të qartë tashmë se Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhjet e radhës, kurdoqoftë të mbahen ato, me këtë ligj zgjedhor . Sa më shpejt që këtë ta kuptojë politika e sotme, pavarësisht vjetërsisë së saj, aq më mirë do të jetë në radhë të parë për të.

Prandaj thirrja më e saktë nuk eshte për Koçekun që ta dorëzojë mandatin. Një Shqipëri tjetër, jashtë studiove televizive dhe regjive partiake, diskutimi është përtej Koçekut: 140 të ashtuquajturit deputetë të tanishëm duhet ta dorëzojnë mandatin sepse e mbajne ate ne menyre krejt te padrejte.

Next Post
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço “ndërton skenën e krimit’: Eglant Koçi dyshohet se u torturua para se të ekzekutohej

Comments 2

  1. vlonjat says:
    3 months ago

    Dridh e perdridh gjuhen dhe prap ne vend; propozo ti sistemin qe duhet ?

    Reply
  2. Anna Anna says:
    3 months ago

    Faleminderit shumë z.Gëllçi! Qartë dhe saktë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com