• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregojnë shifrat zyrtare/ A jetojnë më mirë shqiptarët se 3 vjet më parë?

by Java News
27/12/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fundin e vitit 2016 mbyllet edhe viti i fundit i plotë i mandatit të parë qeverisës të kësaj qeverie. Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, “Lexo.al” krahason përmes të dhënave zyrtare pesë shtylla kyçe, për të analizuar se çfarë ka ndryshuar nga fillimi i mandatit deri më tani.

Ekonomia

Në vitin 2013, ekonomia shqiptare u rrit sipas INSTAT me 1,1%, rritja më e ulët ndonjëherë që prej vitit 1997. Në vitin 2016, ndërsa duhet ende të publikohet një raport i plotë, rritja ekonomike është përshpejtuar dhe do të rezultojë në nivelin midis 3,2 dhe 3,4%.

Në dhjetor 2016, FMN parashikonte se: “Prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët”.

Papunësia

Në vitin 2013, sipas INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës ishte prej 50,9%. E thënë ndryshe, vetëm një në dy shqiptarë të moshës mbi 15 vjeç ishte ekonomikisht aktiv. Në tremujorin e tretë të 2016-s, referuar te njejtes statistike, shkalla e pjesëmarrjes është rritur në 58,5%, çka cila flet për një përmirësim të dukshëm, edhe pse mbetet ende larg raportit ideal prej 65-70%.

Në vitin 2016 u krijuan 78 mijë vende të reja pune, krahasuar me një vit më parë, gjithashtu sipas INSTAT. Ndërsa në këto tre vite është rritur gjithashtu në mënyrë të ndjeshme niveli i formalizimit të vendeve të punës, duke shënuar 160 mijë vende pune të regjistruara, që më parë ishin vende pune në të zezë.

Edhe sipas progresraportit të vitit 2016, të Komisionit Europian, “rritja ekonomike është konsoliduar, duke rritur shkallën e punësimit në Shqipëri”

Integrimi europian

Në vitin 2013, Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat për të tretin vit radhazi. Në 2014-n, Shqipërisë iu akordua statusi, si një “njohje për reformat e thella të ndërmarra nga qeveria”. Në 2016-n, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, duke kushtëzuar fillimin e këtij procesi me zbatimin e ligjit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Krimi

Në vitin 2013, Shqipëria figuronte në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikun e qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Dy vjet më pas, DASH njohu progres në këtë fushë, duke hequr Shqipërinë nga kjo listë.

Edhe Bashkimi Europian ka njohur një progres të vazhdueshëm të Shqipërinë në luftën kundër kriminalitetit. Progresraporti i vitit 2016 thotë: “Vendi ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar. Progres është bërë, veçanërisht në identifikimin dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit”.

Statistikat zyrtare tregojnë se numri i vrasjeve është reduktuar me 10%, ai i aksidenteve me rreth 20% në 2015-n, ndërsa rënie kanë njohur edhe rastet e krimeve të dhunshme.

Mirëqënia Sociale

Krahasuar me vitin 2013, paga minimale është rritur nga 18 000 në 22 000 lekë. Formalizimi i ekonomisë ka sjellë që mbi 160 mijë shqiptarë që më parë punonin në të zezë të derdhin kontribute për pensionin dhe për sigurimin shëndetësor.

Pagat nën 1,3 milionë lekë të vjetra u rritën në mënyrë progresive (sa më e ulët, aq më e lartë rritja në përqindje) si efekt i heqjes së taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksës progresive, ndërsa u hoq tatimi për çdo pagë nën 30 mijë lekë. Në 2017-n, të gjitha pagat e administratës, mësuesve, pedagogëve, doktorëve, infermierëve, policëve, ushtarakëve, etj, do të rriten me 10%, ndërsa paga minimale në shtet do të rritet me 36%.

Gjithashtu rritje, krahsuar me 2013-n kanë shënuar edhe pensionet, pensionet e posaçme dhe është dy deri në 3-fishuar asistenca sociale, sipas kategorive përkatëse përfituese.(Lexo.al)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Tahiri ironizon PD: Po detyrojmë mësuesit të kërcejnë me zor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In